• |
ide | kryesore

Aksioni i Europol, arrestohen 228 persona të lidhur me krimin e organizuar

Arkiva, Lajme, Të fundit



Agjencia Evropiane e Policisë (EUROPOL) ka arrestuar 228 persona në aksione kundër krimit të organizuar në Evropë. Në deklaratën e EUROPOL-it theksohet se aksionet u kryen në bashkëpunim me forcat e sigurisë të 17 vendeve.

Theksohet se gjatë aksioneve, u kontrolluan më shumë se 67 mijë automjete dhe u verifikua identiteti i 70 mijë personave. U arrestuan 228 persona, kurse 88 automjete, ar dhe para u sekuestruan.

Në Gjermani, për shkak të dyshimit të forcave daneze të sigurisë, u arrestua një person i cili u përcaktua se është anëtar i një grupi kriminal që vjedh navigimin GPS nga pajisjet bujqësore.

Në automjetin e të dyshuarit u gjetën 30 pajisje GPS, thuajse 100 kilogramë ar dhe argjend, 50 telefona të mençur dhe 20 kompjuterë.

Theksohet se i dyshuari do të ekstradohet në Danimarkë. EUROPOL në kuadër të fushatës “Trivium” që nga viti 2013 ka kryer aksione ndërkufitare në Evropë kundër kontrabandës, vjedhjeve dhe krimit të organizuar.



2 Comments

  1. E di Europoli qe 30 pajisje gps jane asgje. Ne Shqiperi 3 milion te dhena personale jane vjedhur e spo e rrun hic njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *