• |
ide | kryesore

Basha merr mbështetjen e PPE, Tusk: Votoni për ndryshimin më 25 prill

-Instant, Lajme, Të fundit



Kur na ndajmë vetëm 4 ditë nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me presidentin e Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk dhe dhe zv.presidentin e Parlamentit Europian, David Mcaliste. Në takimin virtual, drejtuesit e PPE janë shprehur pro Bashës dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime dhe të votojnë për Partinë Demokratike. Në njoftimin e Partisë Demokratike thuhet se zyrtari i lartë i PPE, Tusk vlerësoi programin elektoral dhe lidershipin Basha.

“Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët. Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani. Fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje votash dhe papunësi. Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet“, u shpreh Donald Tusk.

Nga ana tjetër Basha tha se prioriteti i tij dhe i PD është të hapin rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të plotë të Bashkimit Europian.

 

 



4 Comments

    1. Ke harruar partine komuniste te Kubes. Edhe ajo mbeshtet Ramen ndersa komunistet kineze kane disa divergjenca me Ramen qe nga koha e te ndjerit Kristaq qe i pati ofenduar.

  1. Aleati i Bashës i kërkon qytetares të bëhet e dashura e tij: Do të jesh drejtoreshë kur të vijmë në pushtet,byrektor supa eshte gati per ty

    1. Ju sufllaqexhinjte e Fuges keni zbuluar byrekun….
      Po gjisherit tuaj hanin byrek e leftonin me difek me gjalme qe heret….. ne mal

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *