• |
ide | kryesore

Bashkëpunim me PD ose LSI nëse nuk bën 71 mandate? Rama: Qeveri nga halli nuk bëj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka mbyllur derën një bashkëpunimi të mundshëm me PD dhe LSI nëse nuk merr 71 mandate në zgjedhjet e 25 prillit për të krijuar qeverinë. Rama tha se qeveri nga halli nuk bën dhe qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bën.

Ju thatë që do respektoni vullnetin e sovranit më 25 prill, nëse ju jep vendin e parë por jo 71 mandate për të bërë qeverinë, do ju drejtoheni ndonjë nga këtyre forcave apo do ta çoni vendin në zgjedhje sërish?

E para e punës njëherë në demokraci teorikisht rregullisht partia e parë dhe kur merr 24% dhe tjetri 17% fiton dhe ngarkohet të bëjë qeverinë. Benjamin Netanjahu as në ëndrrën e vetë më të bukur nuk i ka parë 50+1 vende në parlament po ka 10 vjet që është kryeministri i Izraelit. Ky nuk është rasti për mua. Unë qeveri me njerëz të tjerë dhe me këta nga parti të tjera nga halli nuk bëj. Nga halli se nuk i kam numrat. Të jesh i pari me 69 do të thotë që s’ke nevojë as të mundohesh fare. Qeveri nga halli unë nuk bëj. Unë shqiptarëve iu them që ky mandat nuk është për mua. Nuk dua një mandat që vazhdoj të jem kryeministër. Unë dua një mandat të qartë për të investuar 10 mld euro që ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, ta fusim në Ligën vendeve. Ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në Bujqësi dhe e kemi plotësisht të mundur, ta bëjmë kampione në energji dhe eksportuese neto të energjisë, të kemi sovranitet të plotë energjetik dhe të shesim kur kemi mjaftueshëm dhe ta bëjmë Shqipërinë kampione të dixhitalizimit në Ballkan. Këto janë projekte të financuara me kompani që dihet se kush janë.

PS do të marrë nga 74 deri në 78 deputetë. Përgjigja që të dhashë është se asnjë bashkëpunim nga halli s’jam më i gatshëm të bëj. Me shqiptarët bashkëpunoj nga pasioni, majën që e kam parë me sy hapur, e kam ëndërruar, ta arrijmë. Unë besoj shumë tek ëndrrat me sy hapur. Por duan forcë karakteri. Kjo është arsyeja se pse jam këtu. Mandati i tretë është për të çuar para këto punë. Për të vijuar këtë cikël. Ne i kemi gati, Kompaninë më të madhe të botës për turizmin, një projekt që e bën Durrësin, Dubain e Mesdheut, dhe ne diskutojmë Ilir Metën dhe Lulzim Bashën. Ne kemi gati aeroportin e Vlorës që do të ndërtojë Behgjet Pacolli që e ka projektin e jetës. Nëse puna vjen deri këtu, mbase unë kam gabim.



4 Comments

  1. Gazmend Bardhi ka pranuar se PD ka ngritur një strukturë të armatosur për “mbrojtjen” e votës. Pra ne paskemi paramilitarë të armatosur nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë. Anëtarët e kësaj stukture, kur vrasin njerëz, nuk quhen vrasës, por mbrojtës”Byrektor fli gjume se duhesh prap per nje byrek tjeter neser

    1. Pse nuk ndihet kryetari parlamentit ndaj “strukturave mbrojtese” vrasese te PD? Keto jane te jashteligjshme njelloj si ne Amerike pasuesit e aktiviteti i Trump gjate zgjedhjeve. Po atje Namcy Pelosi e dhomes se ulet te Parlamentit nuk pushoi kurre se luftuari hapur e publikisht per te mbrojtur demokracine, per te inkurajuar demokracine e cila u rrezikua aq shume nga Trump e njerezit e tij. Pse nuk ndihen institucioni i Kuvendit per mbrojtjen e zgjedhjeve te lira, ku jane Avokati i Popullit, Gjykata Kushtetuese… Pse flet vetem egzekutivi?
      Pse vetem thashetheme mediash kur keto vrases te “strukturave mbrojtese” dhe te drejtuesve te partise demokratike ne shqiperi veprojn. Shembulli si u menaxhuan situata te rrezikshme per demokracine, te ngjajshme me te vendit tone u dha i gatshem i fresket nga Amerika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *