• |
ide | kryesore

Berisha: Topalli dhe Patozi refuzuan ftesën e Bashës për bashkëpunim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Topalli



Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që dy partitë e drejtuara nga ish-funksionarë të PD-së mund të dëmtojnë interesat elektorale të opozitës në zgjedhje. Por, Berisha shtoi se si Jozefina Topallit ashtu edhe Astrit Patozit i është bërë ftesë për bashkëpunim.

“Mirë do të ishte që të ishin në koalicion por ata refuzuan. Znj. Topalli edhe para krijimit të partisë me statut ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, pastaj krijoi partinë e saj dhe refuzoi pasi deshi të provohet”, – tha ai.

“Mund ta dëmtojnë PD nuk mund të them që jo por kanë bërë zgjedhjet e tyre. Çdo parti tërheq vota, nuk di parti që futet në listë dhe nuk tërheq vota. Por se sa nuk di”, – shtoi ish-kryeministri.

Berisha gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që znj. Topalli apo z. Patozi të marrin mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk kam ndonjë parashikim të tillë por mundësitë janë të hapura”, – tha ish-kreu i PD.

Ndërkohë ai e cilësoi absurd kushtin e vendosur prej tyre për bashkëpunim pas zgjedhjeve, duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

“Këtu dua t’u them një fjalë nëse t’i i thua fitimtarit që të vij unë ik ti, nuk është e mirë studiuar. Fituesit të zgjedhjeve i thuhet jam i gatshëm që të shtrijë dorën për bashkëpunim por nuk mund t’i thuash ik ti që të vij unë”, – tha Berisha.



5 Comments

  1. kaloresi i fytyres se vrerosur alias kurjanjaku ose patozi ,sebashku me dhylqinene e tobozes topalli ka kohe qe ka perfunduar ne koshin e plehrave dhe do ti shofim si lepires se rames.me vjen keq qe doktori mban nje qendrim oportuniste .ata kane qene nga drejtuesit kryesore te pd dhe ai eshte pergjegjes per perzgjedhjen e tyre ne ato poste .

  2. Shoke, kemi ne mes tene
    shume armiq e tradhetor
    po,po, mos u qofte thene
    vecse s’kane gje ne dore.

    KESHTU SHKRUANTE POETI I MADH NAIM fRASHERI PARA 130 VJESTESH.

    Sa aktuale tek shikon Topallin, Patozin, Murrizin, Bregun qe morenn gjithcka ne pushtetin e PD dhe

    paskan qene te infiltruarit e PS. Turp, turp i mbuluar me para.

  3. Gazmend Bardhi ka pranuar se PD ka ngritur një strukturë të armatosur për “mbrojtjen” e votës. Pra ne paskemi paramilitarë të armatosur nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë. Anëtarët e kësaj stukture, kur vrasin njerëz, nuk quhen vrasës, por mbrojtës”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *