• |
ide | kryesore

Berisha: Vrasja në Elbasan, krim i Edi Ramës dhe Taulant Ballës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha thotë se Policia e Elbasanit i di shumë mirë rrethanat e ngjarjes së sotme, por nuk do t’i publikojë pasi po tenton të fshehë “krimin e partisë”. Sipas Berishës, personi që humbi jetën në Elbasan nga përplasja me armë është i lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë.

“Policia fsheh ngjarjen dhe policia e di shumë mirë pse ka ndodhur ngjarja. Problemi është se duhet të mbulojnë krimin e partisë. Ky është një krim i mirëfilltë i Edi Ramës edhe Taulant Ballës. Këtë humbjen po e përjetojnë të tmerruar. Ka fakte më absolute të lidhjes së tij si mishi me thoin me PS. S’mund ta mohojnë kurrsesi. Edhe pse është i PS, problemi është se PS e angazhoi në blerjen e votave”, – tha Berisha.

Ai komentoi deklaratën e Bashës, i cili tha sot nga Durrësi se Partia Demokratike distancohet nga çdo akt dhune, por se do jetë e gatshme të mbrojë demokracinë. Berisha u shpreh në “Ilva Now” se askush nuk duhet të humbasë jetën, por përplasje të tilla thekson ai ndodhin pasi drejtësia nuk dënon personat problematikë, por i lë të lirë.

“Në një vend ku dënimi me vdekje nuk ekziston, asnjë njeri dhe në asnjë rrethanë nuk meriton vdekjen dhe vrasjen, por ka një gjë, ka një rrethanë vetëmbrojtje. Jo në asnjë rrethanë, Shqipëria është një vend që nuk ka dënimin me vdekje. Ata vrasin njeri- tjetrin, sepse këta nuk i fusin në burg”, – tha Berisha.

Ish-lideri i PD-së, Sali Berisha tha se retorika e Bashës në këto zgjedhje është e qetë, në krahasim me atë të kryeministri të vendit, Edi Rama.

“Nuk ka ndonjë retorikë të ashpër nga PD në këto zgjedhje, nëse sheh retorikën mes Bashës dhe Ramës ndryshimi është si nata me ditën, Edi Rama kalon nga podiumi në podium, nga fyerja në fyerje”, – tha ai.



7 Comments

  1. Ky can bythen ky kafsha.
    Saliu nuk rri dot pa vrare.
    Mjre ata qe i shkojne pas.
    Gazetat shkruajne,ngre gjakrat dhe shkojne flejne ne shtepi rehat fare.
    Vetem gjak do Saliu.

  2. Vura re qe vampirit i ishin skuqur syte dhe i mbante pothuajse te mbyllur,kjo ngaqe rri i izoluar ne bodrum dhe nuk shikon drite,sa per komentin e ngjarjes se Elbasanit nuk ja vlen te merresh me kete plehre,pasi dihet qe ky flet gjithmone para se te flasi drejtesia dhe ta bene babane burre si me 21 janar kur tha qe vrasja u krye nga afer me stilolapsa pistolete dhe çadra automatike,faleminderit lapsi qe na e nxjerre kete kriminel qe te mos kemi asnje medyshje te dielen per te votuar Ramen dhe jo keta kriminela qe kane veshur lekuren e qingjit…

  3. Lereni te flas, sa me shume del e flet monstra e shqiperis. Aq me shume na behet mendja top, qe nuk duhet te vi me ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *