• |
ide | kryesore

Dalin emrat/ Kush janë 4 të plagosurit në përplasjen e Elbasanit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhen emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes me armë në Elbasan.Pavlo Vuksani është personi i katërt që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Emiljano Prenga është personi i tretë që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS. Mësohet se Prenga është dhëndrri i viktimës Pjerin Xhuvani që u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

Janë plagosur:

Emiljan Prenga, 39 vjeç

Pavlo Vuksani, 50 vjeç

Eltjon Bodinaku, 32 vjeç

Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

Ka mbetur i vrarë, Pjerin Xhuvani



11 Comments

  1. Doli nga furgoni me logon e PD-së’/ Mediat: Autori i vrasjes së Xhuvanit, shoqërues i Gazmend Bardhit

  2. Lapsi ka nxjerr me dhjetra “skandale” te qeveris.
    Po skandalin qe shoqeruesit e bardhit na qarkulloka i armatosur, nuk e sheh.
    Po ju kujtoj ligjin, te drejten per arme mbajtje e kan vetem shoqeruesit e kryeminstrit, presidentit, krytarit te opozites dhe kryetarit te parlamentit.

  3. Pse jeni kaq lepirse o njerez. Eshte bere lufte nga te dy krahet. Dikush humbi jeten dhe dikush fitoi “lufte”. Me arme ne brez eshte gjysma e shqiperise sot, mos beni si te virgjer. Problemi qendron te politika qe edhe policine e ka lepirse te veten. Ju uroj shendet te gjithve.

  4. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, për të gjithë ata që shkaktuan vrasjen, por drejtësa e madhe ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të gjitha vrasjet e tyre politike, përfshi dhe këtë të fundit, do të vendoset më 25 prill.

    Ai do të jetë gjyqi i madh i tyre nga shqiptarët, të cilët sot panë më sytë e tyre në duart e kujt mund të bien, nëse nuk janë syçelur. Ata i ofrojnë Shqipërisë, një vend ku jeta e qytetarit duhet të jetë në duart e vrasësve nga Tropoja, të çmendurëve nga Skrapari, dhe njerëzve me komplekse si Gazmend Bardhi, që duan të tregojnë se “kanë bythë dhe të vrasin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *