• |
ide | kryesore

Franca nis vaksinimin javën e ardhshme me Johnson & Johnson

-Instant, Lajme, Planet



Franca do të nisë vaksinimin me Johnson & Johnson  javën e ardhshme, sipas një deklaratë nga zëdhënësi i qeverisë.

Agjencia Europiane e Barnave tha se ekzistonte një lidhje e mundshme midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut, por  rastet duhet të renditen si “efekte anësore shumë të rralla” të vaksinës.

Sidoqoftë, EMA theksoi se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet. Rregullatori ekzaminoi tetë raste serioze të mpiksjes së gjakut, duke përfshirë një viktimë, nga më shumë se 7 milion njerëz që kanë marrë vaksinën.

Rivlerësimi i të dhënave erdhi pasi Johnson & Johnson ndaloi shpërndarjen e vaksinës me një dozë të vetme javën e kaluar në Europë, një ditë pasi filloi shpërndarja e vaksinave, duke këshilluar qeveritë të ruanin dozat e tyre derisa rregullatori europian të publikonte udhëzimet e sakta për efektivitetin e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *