• |
ide | kryesore

Habitet De Biazi: Pse edhe unë paskam një spiun?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe Xhani De Biazi kishte një patronazhist që raportonte tek PS-ja për të. Kjo e ka bezdisur ish-trajnerin e kombetares, i cili shtoi se mbështet Andi Lilën në zgjedhje dhe bëri thirrje që të gjithë shqiptarët ti bashkohen lëvizjes për ndryshim, duke bërë thirrje që të votojnë numrin 9, pra PD-në.

“Nuk e kuptoj aspak këtë çështjen e pantronazhimit nga njerëzit pranë qeverisë. Përse duhet të më ‘survejojnë’ mua dhe të nxjerrin të dhënat e mia. Kjo nuk është aspak logjike”, tha fillimisht ai.

“Unë jam i impresionuar nga angazhimi i njërit nga më të shquarëve të epokës sime tek kuqezinjtë. I them bravo Andi Lilës, ai padyshim ka mbështetjen time”, shtoi ai.

“Kohët e fundit mora vesh anagazhimin e djemve të Kombëtares që kërkojnë me ngulm ndryshimin”, tha mes të tjerash tekniku italian.

Ish-trajneri i Kombëtares që shkruajti historinë me kuqezinjtë ka një apel për të gjithë ‘atdhetarët’ e tij:

“Sportisë, ish-sportistë, tifoza anëmbanë vendit bashkohuni me këta djem, le ti mbështesim ato. Siç futën në histori Kombëtaren në arenën Europiane ashtu ti mbështesim më tepër se kurrë për ndryshimin dhe jo vetëm në sport”.

“Këtë mbështetje tregojeni me pjesëmarrje masive në zgjedhje. Votoni si asnjëherë më parë. Votoni golin nr.9”, mbyll prononcimin e tij De Biazi.



1 Comment

  1. I shkreti – nuk i ka njohur kurre dhe nuk e ka idene se c’mund t’i bejne komunistet…..

    Na felliqen vendin keta morrat e ridhjerjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *