• |
ide | kryesore

Heshtja e BE dhe SHBA/ 600 punonjës të ambasadave nën survejimin e patronazhistëve të PS

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian shpërndau këto ditë një spot sensibilizues në rrjetet sociale, ku ambasadorët e vendeve perëndimore ngjajnë me ca personazhe showbizz që përkëdhelen nën dritat e prozhektorëve. Në video, ambasadorët i përgjigjen pyetjes “Si ishte hera jote e parë?”. Mes nënqeshjeve dhe nënkuptimeve, krijohet një atmosferë humori, ndërsa ata përshkruajnë “herën e parë”, atë të hedhjes së votës në kuti.

Pastaj, në gallatë e sipër, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë përçojnë mesazhin që të rinjtë shqiptarë duhet ta ushtrojnë të drejtën për të votuar në 25 Prill.

Ndodh rëndom që ambasadorët e huaj në Tiranë të bien pre e vanitetit, nën përkëdheljet e vazhdueshme të një shpure gjysëm-gazetarësh dhe gjysëm-përfituesish nga projektet e financuara të Bashkimit Europian. Ama sjellja e trupit diplomatik në këtë periudhë ngjan krejt jashtë realitetit, pasi fushata sa vjen e bëhet më agresive dhe nuk kanë munguar plagosjet me armë, plagosjet, sherret, sulmet ndaj zyrave të partive, abuzimi me resurset shtetërore, presionet për votën etj.

Duhet thënë se ambasadorja amerikane Juri Kim bën përjashtim me reagimin e saj këmbëngulës kundër përfshirjes së parasë së pisët dhe emrave të inkriminuar në zgjedhje.

Por të gjithë pa përjashtim, ambasadorët e BE dhe SHBA kanë heshtur për një skandal të paimagjinueshëm në vendet nga vijnë, atë të vjedhjes së të dhënave personale dhe përdorimit nga Partia Socialiste për votën e 25 Prillit. Lapsi.al vëzhgoi edhe një herë Databazën e PS dhe zbuloi se të dhënat personale janë cënuar edhe për punonjësit e ambasadave. Nga kërkimet rezulton se janë rreth 600 punonjës të të gjitha ambasadave në Tiranë që u janë grabitur të dhënat personale duke u keqpërdorur nga patronazhistët e PS. (Fotot më poshtë të nxjerra nga databaza e PS)
Grabitja e informacioneve konfidenciale dhe përdorimi i tyre nga partia në pushtet, do të ishte konsideruar një skandal në çdo vend të NATO-s, por qeveria shqiptare po tenton ta relativizojë apo ta normalizojë këtë vjedhje, që iu është bërë qytetarëve shqiptarë. Si të mos mjaftonte kjo, drejtësia e re e financuar nga BE dhe SHBA është vënë pas redaksisë së Lapsi.al për këtë skandal, në vend që të zbulojë se kush i vodhi informacionet konfidenciale nga institucionet shtetërore.

Gjithsesi trupi diplomatik ka gjithë të drejtën të bëjë një vesh shurdh e një sy qorr ndaj këtij skandali, por mund t’ia kursejë humorin bajat për “herën e parë” atyre qindra punonjësve shqiptarë në ambasada, të cilëve iu është përdhunuar privatësia.©Lapsi.al

Më poshtë mund të shihni një pjesë të rezultateve të kërkimit në kolonën e vendeve të punës të qytetarëve të patronazhuar nga spiunët e votës të PS-së.



27 Comments

  1. Sa mire qe po e kuptoni qe kjo ‘ kauze’ qe keni gjetur ,,,, nuk ngjit !
    Eshte artificiale . Nuk eshte kauze opozitare , por thjesht preteks per zhurme.
    Ky lajm me duket nje cike ‘ vetvrases’ per ju si portal .

    1. Bravo Fuge, i qenke turrur komentit me buke ne traste.
      Kujton se duke komentuar lajmin si te pavlere do te shpetosh bythen tende dhe te Padronit!
      Në panik total e maçok???

      1. He mor NAMUT, se ti trap, trap, po ca gjera i kap.
        Megjithmend e keni ju, se patronazhistet jane problem?
        E po atehere, o jeni budalla, o bani vet.
        Patronazhisti eshte nje militant partie, qofte i PS, i PD, apo i LSI.
        Te gjitha partite kane patronazhiste.
        Si veprohet?
        Patronazhistit i jepet lista e zgjedhesve qe banojne ne lagjen e tij.
        Dhe ai, shkon ne shtepi, dhe hap listat, duke lexuar nje per nje emrat.
        Per ke voton X-si?
        Sipas njohjeve, qe ka patronazhisti, shenon, PS, ose PD, ose LSI, etj.
        Per ate qe nuk e njeh, te mer ty ne telefon, o NAMUT, per ke voton filani.
        Dhe ti i pergjigjesh. Ai kurva, e!? – Me sa di une ai e dredh bythen. Here PD, here LSI.
        Po fisteku. Ai pederasti ka votuar PS, por i ka mbetur qejfi pse nuk ja futet djalin ne pune, dhe rrexik te mos votoje hic.
        Dhe patronazhisti, ploteson listen.
        Dhe mbas nje jave ja jep kryetarit te PS, api kryetarit te grup seksionit te PD, apo LSI.
        Dhe keta i cojne me lart dhe nxjerrin sondazhet e tyre.
        Kete e dijne te gjitha ambasadat, sepse keshtu veprohet edhe ne SHBA, edhe ne Angli, edhe ne Gjermani, edhe ne Rumani, etj.
        Pra nuk shqetesohet kush per punen e patronazhistit i cili ndihmon partine e tij per te bere nje sondazh.
        Por ajo qe ESHTE SHQETESUESE, ju te lapsit, me qellim e fshihni pas zhurmes qe beni me spiuna, fuksa dhe patronazhista.
        Pra shqetesuese eshte numri personal i Leternjoftimit dhe numri i telefonit. Ku jane mare, kush i ka dhene dhe kush i ka bere publike.
        Ju kete e fshihni. Apo beni sikur shqetesoheni. Dhe i coni hetimet ne drejtim te gabuar.
        Pra ky eshte problemi dhe jo patronazhisti i cili nuk del fare nga shtepia kur ploteson listat, shpesh here duke ja futur kot me kot, sepse nuk i njeh votuesit e lagjes se tij.

        1. Pse relativizoni kot?
          Nuk ha me njeri keto relativizime bajate.

          Nuk i ka asnje parti tjeter pervec PS keto te dhena kaq te sakta e te perditesuara ne kohe reale qe jane nxjerre nga institucionet shteterore, dhe jo vetem te simpatizanteve te vet qe i kane dhene vullnetarisht por te gjithve pa perjashtim .

          Po militantet patronazhist te rilindjes, te punesuar ne administrate, i kan nxjerre dhe perditesuar keto te dhena.
          NID dhe nr e telefonit nga e-albania, punesimin nga Tatimet, adresen nga Bashkia, lidhjet familjare nga Gjendja Civile, emigrimin nga Policia, problemet me token nga Aluizmi etj etj….

    2. Ende mendoni se ambasadoret e huaj kane ndonje interes per te mbeshtetur te drejten? Zgjohuni mor njerez. Ata ne Shqiperi jane me pushime te zgjatura. Ku te pakten vaktin e drekes dhe te darkes ua heq qeveria. Bredhin lart e poshte sa per hiking sa plazh, edhe me dashnore madje. Zgjohuni mor njerez.

    3. Sa video e peshtire. Keta palo diplomate, e konsiderojne popullin shqiptar si njerez me bisht. Turp.

      Jetoj jashte Shqiperise prej rreth 21 vjetesh. Shqiptaret jane shume me lart se keta “te civilizuarit” qe per familje kane nje qen apo nje mace, dhe e kane turp te jene te martuar. Qe nuk dine se ku i kane femijet, vellezerit, motrat, prinderit.

      Fatkeqesi eshte qe nje pjese, njere te mire, ndjekin akoma ate Parti qe na beri keshtu, ate parti qe e ben pis emrin qe perdorin “rilindas”.

      1. Pse sjemi me bisht? Ja i pari qe ka bisht je ti qe jeton ne perendim dhe gjykon ata qe te kane pranuar ne shtepi. Ec e kthehu ne shqiperi o kokrra katunarit meqe ste pelqeka atje se me zor ste kane mare jo. Debil

          1. O kokbole atje ste pelqene njerezit ktu ste pelqen. Po ku te pelqen ty o pederast te pidhi mamit tat? Cecen

  2. Përse ti prishin punë sektit të rilindjes?
    Rilindja i trajton si aktorë Hollivudi këta, nga anonimë burokratik në vendet nga vinë këtu janë kthyer në personalitete vanitoze që rrethohen nga servile e lepirës të pushtetit, kohën e kalojnë midis punës së zyrës dhe intervistave showbiz mediatike.
    Nuk kanë asnjë lidhje me realitetin Shqiptar, e as që nuk e reflektojnë faktin që jetojnë në një vend ku nëse do jepej mundësia me qindra mijëra do arratiseshin në vendet që përfaqesojnë këta ambasadorë.

    Kanë aq influence në popullatë aq sa ka ndonjë kengëtar medioker që ju bashkua uriahfikut të bashkisë, duken interesant në TV por sa ndërron kanal harrohen dhe hutohesh me diçka tjetër.

    1. Jane punonjes shqiptare te ambasadave, jo shtetas amerikane, gjernane, izraelit etj.
      Jane shqiptare qe banojne ne nje lagje me patronazhistin.

  3. Ambasadoret heshtin pasi e kane shitur dinjitetin e tyre tek pushteti perndryshe si mund te imagjinohet kur ne mengjes thuhet diçka e ne darke pergenjeshtrohet, keta nuk u qendrojne besnik as fjaleve te tyre, si mund tu besohet kur thone qe gjithçka po shkon mire kur nuk eshte e vertete

  4. heshtin se e dine se askush s’eshte ne pergjim! Keto te patronazhistit jan karlliqe qe lapsi ka interes ti fryje sa me shume kete jave e do ti shikoni se si do harrohet nga java tjeter. Te gjith e dime prej vitesh kete punen e “patronazhistit” dmth qe partite caktojne te rinj e te reja per te shkuar shkalle me shkalle per te te pyetur njerezit per kete votojne, e ben PS e bend he PD kete e jo qe sot po prej vitesh. Ashtu sic e dime ne e dine dhe ambasadat e ndaj spo u shkojne per shtat ju me kete histori.
    Ajo qe perben problem nxjerrja e informacionit si ID-ja nga e-albania. Kjo po duhet hetuar. E me kete rast ti hetojne te gjitha partite e jo vetem per keto zgjedhje, madje dhe ato partite qe na shkruajne sms ne telefon apo na telefonojne

  5. Emri : GIOVANNI
    Mbiemri : DE BIASI
    Atesia : GIROLAMO
    Datelindja : 16/06/1956
    Preferenca : PA INFORMACION
    Patronazhisti : ALBAN HOXHA

  6. O popull shkerdhejani genin komunisto mavi kesaj degjenerate qe aksidentalish ndodhi ne kete planet.
    Kir te nisni njerezit e pare ne Mars beni vaksunen anti rame e co.
    Ndyresura, hajdute, te degjeneruar ne vendet e punes e gjithandej.
    Shemtira dhe antikombetare.
    Z Basha. Mos e merr pushtetin po nuk vure drejtesine e ketij populli te shumevuajtur me shekuj.

  7. Ende mendoni se ambasadoret e huaj kane ndonje interes per te mbeshtetur te drejten? Zgjohuni mor njerez. Ata ne Shqiperi jane me pushime te zgjatura. Ku te pakten vaktin e drekes dhe te darkes ua heq qeveria. Bredhin lart e poshte sa per hiking sa plazh, edhe me dashnore madje. Zgjohuni mor njerez.

  8. Keta ambasodore qe BE sjell ne Shqiperi jane llumi i EU-se dhe i sjellin ketu sa per te iu gjetur nje vend pune.
    Keta vetem ambasdore nuk jane, perkundrazi bejne ca para dhe ikin nga kane ardhur.

  9. Ata pune nuk bejne ketu. Ata jan ” biznesmene” nderkomb.Vijn mbushen me $ ,€ sipas oreksit i fusin dhe nje humor portokallie me rracen idjote dhe ikin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *