• |
ide | kryesore

Historia e George Floyd/ Shpallen fajtorë policët e gjykuar

-Instant, Paparazzi, Slider



Afro-amerikani George Floyd, i cili u vra vitin e kaluar në mënyrë mizore nga disa oficerë gjatë një arrestimi, shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale gjatë verës.
Presioni i qëndrueshëm që i ushtroi efektivi gjatë arrestimit, bëri që 46-vjeçari të ndërronte jetë shumë shpejt pasi iu vunë prangat.

Dr. Micheal Badel dhe Allecia Wilson, të cilët kryen autopsinë në mënyrë private të 46-vjeçarit, thanë se ushtrimi i forcës në qafë dhe shpinë i ka shkaktuar të ndjerit mungesë të qarkullimit të gjakut në tru.
Ish-oficeri i policisë në Minneapolis, Derek Chauvin, u filmua duke vendosur gjurin në qafën e George Floyd dhe duke i marrë frymën deri në vdekje.
Floyd ndërroi jetë duke iu lutur oficerit t’i hiqte gjurin nga qafa pasi nuk mund të merrte frymë!

Chauvin përballet me akuza për vrasje të shkallës së dytë, vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje pa paramendim. Dënimi maksimal që mund të marrë Chauvin, është 40 vjet burgim.
Një juri e larmishme prej 12 personash, përfshirë disa afrikano-amerikanë, diskutuan ditën e sotme për fatin e tij dhe e shpallën fajtor atë për vrasjen e George Floyd.
Më në fund drejtësia u vu në vend!
Kujtojmë se e gjithë Amerika u ngrit në këmbë pas vdekjes së George Floyd dhe situata doli jashtë kontrollit në disa shtete.



3 Comments

  1. Dakota esoteric need krim,port per shqiiptaret email secrete we punojne me Mish email me shirt new American pseudo I trajtojne si qener? Pse te zinjte nuk i duan shqiiptaret
    ? ?sidomis ketu ne Philadelphia
    Nuk e besoni cfar makinacionesh bejne ndaj sjqiptareve,dhe sidomos kur ne krye jane shefat ezinj.

  2. Midis krimeve te shumta ky zezaku ne fund i nxorri thiken nje gruaje shtatzene dhe i mori canten me para.
    Presidenti Biden te merret me Putin po ka bythe dhe jo te mbroje keta kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *