• |
ide | kryesore

Informacioni zyrtar i policisë për ngjarjen në Elbasan: Vihet në pranga i dyshuari si autor i vrasjes

-Instant, Lajme, Të fundit

Policia e Elbasanit jep informacion zyrtar për vrasjen e 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani dhe plagosjen e 4 personave të tjerë. Policia deklaron se janë shoqëruar disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të dyshuar për vrasjen.


Burime për Lapsi.al bëjnë të ditur se Arbër Papleka është dorëzuar vetë në polici.


“Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B. Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posacme “Shqiponjat”, XH. S.
Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjihha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë sē Krimeve Kundēr Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.
Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish-punonjës police”, deklaroi policia teksa thekson se vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

14 Comments

  1. Te gjithe te palosurit nga rilindja. Hera e pare qe opozita fiton dicka ne raport me pushtetin, me pushtetin qe ka me vete policine, prokurorine, bandat dhe cdo instrument tjeter dhune. Me ne fund Davidi mund Goliath-in. Nese kjo gje do ishte bere nga Dibranet me Ymer Lalen para 2-3 vjetesh tani do ishim duke diskutuar realisht per politike e gjera qe vlejne.

    1. ik o neri. ca do ti luft civile? qeke trashur ne shpi para kompjuterit. po nqs fillojn dhe keta te tjeret te vrasin e presin, ku do mbaroj pastaj? te shpia jote? ndonjeher thua ndonje gje te zgjuar po sot po thu vec karlliqe.

      1. Ca ka per lufte civile ketu? Ke shtrese shoqerore perfaqesojne politikisht apo ideologjikisht keta njerez qe te krjoje indinjate? Keta jane thjesht kriminele qe kane marre persiper te bejne nje detyre qe ne nuk duhet t’i lejojme ta bejne. Kjo eshte e vetmja menyre per t’i ndalur kur shteti nuk e ben. Jeton ne nje vend ku kryeministri thote hengshi kokat. Cfare zgjedhje te mbetet?

  2. Doli nga furgoni me logon e PD-së’/ Mediat: Autori i vrasjes së Xhuvanit, shoqërues i Gazmend Bardhit,o byrektori ekselent Neri nuk mund ta cbesh dot krimin qe shoqeruesi i bardhit vret per llogari të dyshes salih meta dhe basha po fle gjume o karlepirsi neri

  3. Ja ku e keni ridhjerjen e tao

    I pari ka gjuajt Kelmend Xhaferri shoqerusi i pjerin xhuvanit dhe me pas ka ik.
    Ky xhuvi qe bente si i forte e krrujti me personin e gabuar ksaj here dhe te fortet qe kishte perqark diten e veres i lane targen. U bo deshmor i rames sot.
    Dilni blini vota prap tani laro mavi…

    1. Ja dhe sinani, deshmitari okular.
      Me info te sigurta se ja ka treguar komshija i baxhanakut te cunit te tezes se djalit te halles.
      PALLEEEEE

  4. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, për të gjithë ata që shkaktuan vrasjen, por drejtësa e madhe ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të gjitha vrasjet e tyre politike, përfshi dhe këtë të fundit, do të vendoset më 25 prill.

    Ai do të jetë gjyqi i madh i tyre nga shqiptarët, të cilët sot panë më sytë e tyre në duart e kujt mund të bien, nëse nuk janë syçelur. Ata i ofrojnë Shqipërisë, një vend ku jeta e qytetarit duhet të jetë në duart e vrasësve nga Tropoja, të çmendurëve nga Skrapari, dhe njerëzve me komplekse si Gazmend Bardhi, që duan të tregojnë se “kanë bythë dhe të vrasin”.Sinan kujdes ilacet qe pi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu