• |
ide | kryesore

Inter, italiania e parë që braktis Super League: “Kështu, nuk jemi më të interesuar”

-Instant, Sport



Inter ishte skuadra e parë italiane që lëvizi për ti dhënë lamtumirën projektit Super League. Klubi zikaltër ka njoftuar lamtumirën zyrtare, e përmes Ansa ka bërë të ditur se “projekti aktualisht nuk konsiderohet më me interes”. Kjo ishte ajo që shoqëria e udhëhequr nga Zhang dhe Marotta kanë dashur të lënë të kuptohet me një shënim. Milan ishte gjithashtu në procesin e komunikimit të daljes nga gara, ndërsa Juventus me vullnetin e presidentit të saj Agnelli ka qenë gjithmonë i gatshëm të vazhdojë.

KOMUNIKATA
“FC Internazionale Milano konfirmon që Klubi nuk është më pjesë e projektit Super League. Ne jemi gjithmonë të përkushtuar t’u japim tifozëve përvojën më të mirë të futbollit; inovacioni dhe përfshirja kanë qenë pjesë e ADN-së tonë që nga themelimi. Angazhimi ynë me të gjithë palët e interesuara për të përmirësuar industrinë e futbollit nuk do të ndryshojë kurrë. Inter Milan beson se futbolli, si çdo sektor i veprimtarisë, duhet të ketë interes në përmirësimin e vazhdueshëm të garave të tij, për të vazhduar të emocionojë tifozët e të gjitha moshave në të gjithë botën, brenda një kornize të qëndrueshmërisë financiare. Për këtë vizion ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me institucionet dhe të gjitha palët e interesuara për të ardhmen e sportit që të gjithë duam “.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *