• |
ide | kryesore

“Jam kërcënuar privatisht, gati të heq dorë nga mandati”: Marotta shpjegon dështimin e Super League

-Instant, Sport



Beppe Marotta nuk e fsheh faktin se ditët e fundit kanë qenë të trazuara dhe thotë se ai është i gatshëm të bëjë një hap prapa në rolin e tij në FIGC, pas çështjes së trazuar të Super League: “Nuk e kuptoj sulmin e dhunshëm të Cairos, bërë para të gjithëve – tha administratoti i deleguar i Interit në lidhje me akuzat për tradhti nga presidenti i Torinos për çështjen e Super League. – Kam marrë kërcënime private, anonime, dhe ky është një fakt shumë serioz. Nuk mund të akuzosh për tradhëti kështu. Unë jam i dashuruar me futboll dhe gjithmonë do të përpiqem të bëj mirë në sport. Rolin e Këshilltarit Federal e mbuloj si një aktivitet shërbimi, për pasionin dhe përvojën time. Sidoqoftë, javën e ardhshme, do të jetë mbledhja e Këshillit e do ta vendos mandatin tim në duart e tyre, nëse nuk duan të më konfirmojnë, unë do të bëj një hap prapa”.

Marotta më pas thelloi diskutimin në lidhje me lindjen e konkurrencës alternative të Champions League, duke nënvizuar se përfshirja e tij ishte margjinale, por duke thënë se ai ishte në favor të një ndryshimi: “Premisa ishte që kjo iniciativë u krye drejtpërdrejt nga 12 pronarë, me një konfidencialitet të caktuar. Informacioni arriti tek ne, por drejtuesit nuk ishin të përfshirë drejtpërdrejt. Antonello dhe unë u përqendruam në menaxhimin e përditshëm të klubit. Zgjedhja u bë në dritën e vështirësive financiare të klubeve. Vlerësimi i tyre ishte se modeli ishte i kaluar dhe se duheshin vlerësuar më mirë burimet, duke u përpjekur të shpiknin diçka. Sistemi i futbollit është në rrezik. Ky model nuk garanton stabilitet dhe të ardhmen. Ishte e nevojshme të kërkohej diçka që mund ta ndryshonte këtë model. Pse dështoi? Ndoshta kishin nënvlerësuar aspekte të rëndësishme të tilla si zëri i tifozëve, pastaj klubet angleze u larguan, me të drejtë sipas vëzhgimeve të tyre. Mësimet duhet të merren nga çdo fakt që ndodh. Nëse projekti ka dështuar, është e qartë se janë bërë disa gabime. Kjo përgjigje i thotë të gjitha ”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *