• |
ide | kryesore

Kosovë/ 506 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 506 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.084 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 506 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 kanë humbur jetën.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *