• |
ide | kryesore

Kujdes nga ky virus në Whatsapp

-Instant, Paparazzi, Slider

Një virus i ri po targeton të githë përdoruesit e WhatsApp-it. Platforma e madhe e mesazheve po kërcënohet nga një aplikacion që pretendon se mund ta bëjë rozë platformën e mesazheve. Për më tepër, ky aplikacion premton dhe disa veçori të tjera.


Ekspertët kibernetikë kanë paralajmëruar përdoruesit e aplikacionit të mesazheve të kenë kujdes nga klikimi tek një link i tillë që vjen në mesazhe. Lidhja është “maskuar” si një përditësim zyrtar nga WhatsApp-i. Nëse përdoruesi klikon në link, telefoni i tij mund të hakohet duke humbur aksesin në llogari.


“Kini kujdes nga WhatsApp Pink! Një virus po përhapet në grupet Whatsapp me një lidhje shkarkimi APK. Mos klikoni ndonjë lidhje me emrin e #WhatsappPink. Aksesi në telefonin tuaj do të humbasë”,- tha një ekspert i sigurisë kibernetike në llogarinë e tij sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu