• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Bardhi sqaron vrasjen e Elbasanit dhe Strukturën për Mbrojtjen e Votës së PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit të PD-së, Gazment Bardhi doli në një deklaratë për mediat mbrëmjen e së mërkurës. Ai dha një version të tij për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe cila është Struktura e Mbrojtjes së Votës.

DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT

“Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.

Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.

Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.

Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.

Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuat nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votave dhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtjes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.

Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.

Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.

Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme,

të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.

Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.

Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë. I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan. Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.



12 Comments

  1. ”” Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, ”’ ?????

    Eshte ne vehte ky ? Por ne tere kete histori vetem PSs nuk i leverdis qe te kete tensjone . Per ta , sa me qete te jete aq me kollaj e kane.
    E kupton qe po flet percart ?
    Deklarate patetike.

  2. Une nuk di çfare te theme se pse ju te lini pa fjale se pse e Kemi pare të njeten skem me 21 Janare 2011 Ku thoshi protestusit i vrave Edi Rama me pistolet stelolapse dhe me thika me Helen. Por kjo te perserite edhe 2021 po nga të njetit njerze kjo eshte tragjedi.. Mase andje Saliu doli dhe tha keta i vrava une se deshten të bëni grusht shteti. Ju Jeni kriminel dhe vrase kaqe di te them Ujku çimen e ndertone por zakoni nuke e harrone

  3. 30 vjet demokraci edhe ky trapi qe e mban veten per jurist del e deklaron krenar ekzistencen e strukturave paramilitare te armatosura.

    Qe te mos keqkuptohemi. Une do votoj nje emer ne listen e PD qe e kam shok. Por ky pederasti qe PD ka per sekretar nuk beka dy leke per jurist. Po te ishte Saliu edhe kete ta deklaronte ndonje socialist do ti kishte hedhur prangat ne moment.

    Po Shqiperi hesapi… cudia me e madhe tri dite zgjate.

  4. S’ka dyshim qe Ps do ta mbaje pushtetin me cdo kusht , njesoj si ne 2017, kur bene termet ne Diber dhe Durres, pa permendur te tjera qendra votimi. Ky eshte fakt dhe s’e mohon dot njeri, vetem Rilindja e quan normale. C’prisni ju o mavi, qe PD te rrije te beje sehir kur blejne votat dhe kercenojne njerezit?

    1. Ca thu mor trap. E kupton, apo shkruan se nuk ke me ca merresh. Po qe keshtu, un neser do dal e do gjej ndonje militant te pd qe sa ka dal nga supermarketi dhe ka mbush makinen me ushqime per shpin e vet. E do e ndaloj e po nuk me mbushi mendjen qe i ka per shpin e vet do ta rrah per qef.
      O zot na mbro nga idiotet, por me shume nga militantet.

  5. E mer And ish pucisti. Sa here neper studio ke bere thirrje per dhune dhe partia jote ta plotesoi deshiren. Ka rekrutuar mercenare dhe sic tha Sala ne 97 qe tropoja ti bjeri vlores, keta i rane Elbasanit. Motrat npidh ku ti keni. Duheni rras nburg fare e keqe. Nga meta me sfurqe e deri te Bardhi qe e interpreton ligjin si me pas dale nga vitrina.

  6. Dhe nuk besoni ju që Ps nuk ka interes të krijojë konflikt.Ku jetoni????Pse ata trima që vajtën atje të arnatosur përse shkuan???Në sy të policisë e pa e ça b…..n qëlluan.Ps si pasardhëse e Pk ça ka bërë në 80 vjet.Duhet jeni dritshkutër të besoni që Ps sdo konflikt.Ata gjitmonë në çdo fushatë këtë kanë bërë.Pse 97 çfarë bënë???Shkatlrun gjithë jugun.Dhe 21 janar kush i shtyu.Për të mos thënë për 2 prillin në Shkodër.Po nuk i bëni pyetjen vetes si i ka fituar Ps zgjedhjet??Me vjedhje e blerje vote.Pse xhanëm që gjithë kriminelat e bandat janë lidhur me Ps???Ja pra këto janë pyetje ql ti bëjë çdo shqiptar patriot e i ndetshëm i majtë dhe i djathtë.Nuk bëhet Shqipëria me krim e kriminela.Dhe sigurisht çdo e keqe e ka një fund.

  7. Gazmend Bardhi ka pranuar se PD ka ngritur një strukturë të armatosur për “mbrojtjen” e votës. Pra ne paskemi paramilitarë të armatosur nga PD që mund të vrasin kë të duan për qëllime të partisë. Anëtarët e kësaj stukture, kur vrasin njerëz, nuk quhen vrasës, por mbrojtës”

  8. Sa bukur flet ky gimi të gjithe kriminele vete salihu eshte Ai engjelli ne keto 30 vjet duket nga fjalet qe shkruan o gimi qe salihu të ka bere dem të madh kur të ka perdhunuar mamin babin dhe ne fund dhe ty o Gimi o trim me flete

  9. – Legjitimimi vrasjeve nën petkun e mbrojtjes votës

    – Glorifikimi i vrasësve si heroj “Avni Rustem”

    – Eleminimi i kundërshtave që kanë “tardhëtuar” kryetarin e partisë.

    – Bllokimi i çdo furgoni me sufllaqe apo ndërprerja e çdo iftari me justifikimin se po blihen vota.

    – Lehja si qen e anal-istve në çdo ekran pro vrasjeve

    – Baltosja apo paragjykimi i viktimave dhe nëpërkëmbja e tyre nga mediat ende pa u varrosur.

    Të gjitha janë strategji antikombëtare dhe aromë e një lufte civile vëllavrasëse. Shqipëria s’është për tu kallur se kush merr tre mandate më shumë PD apo PS.

  10. Ti Bardha duhet te mbash pergjegjesi per kete qe ke bere.Luli po ecte shume mire kohet e fundit dhe c’ju desh kjo ngjarje? Te pavendosurit nuk ju votojne me ju me kete qe bete. Kete ushtarakun e moret ne qafe e sollet ne Elb dhe ia hodhet celsat ne det.Ia shkaterruat jeten dhe familjen.Me kete deklarate ti e shite ate . Nese Lul Basha humbet ta dish se ti je fajtorja e humbjes.Llazore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *