• |
ide | kryesore

Lizzo, ashtu siç nuk jua priste mendja

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja e hitit “Good as Hell”, Lizzo ka ndarë në rrjete sociale një foto të saj të pa asnjë filtër, në të cilën shfaqet totalisht e zhveshur. Në fakt përmes këtij imazhi ajo ka dashur të përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm për dashurinë ndaj trupit dhe vlerësimit për veten.

“Mirë se vini në sezonin e demave. Për ta festuar unë dua t’ju jap ju këtë selfie të parregulluar, unë normalisht do rregulloja belin dhe pastroja lëkurën, por doja t’ju tregoja se si dukem unë natyrale”, ka shkuar këngëtarja përkrah fotos.

Në imazhin e saj ajo shfaqet duke mbuluar pjesën e sipërme vetëm me duar, teksa mban mes tyre një filxhan të madh çaji. Më pas ajo ka shpjeguar se është bërë pjesë e fushatës së markës “Dove”, “Dove Self-Esteem Project”, që po përpiqet të ndryshojë efektet negative të rrjeteve sociale dhe të vendosë standarde të reja për bukurinë.

“Më pëlqen se si ky brez është kaq kreativ në mënyra të ndryshme për të shprehur vetveten. Është shumë frymëzuese që të shohësh se si njerëzit po marrin identitetin dhe bukurinë e tyre vetë në dorë. Njerëzit kanë probleme me imazhin e tyre dhe vetëbesimin më shumë se kurrë. Kjo përforcohet nga presioni në rritje për të treguar një version të shtrembëruar digjital të vetvetes, duke përforcuar idenë se bukuria jonë në jetën reale nuk është aq e denjë për t’u pëlqyer nga të tjerët”, është shprehur Lizzo më pas për “E! News” në lidhje me këtë çështje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *