• |
ide | kryesore

Meta paralajmëron të fortët katër ditë para zgjedhjeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta bëri një thirrje për qytetarët katër ditë para zgjedhjeve.

Presidenti thotë se të gjithë qytetarët më 25 prill të nisen drejt kutive të votimit pasi përmes referendumit do të përmbyset qeveria.

Ai gjithashtu paralajmëron ‘’të fortët’’ duke thënë se kush përdoret nga pushteti për presione e blerje votash, do i sekuestrohen edhe pulat.

Duke ironizuar Ramën, Meta paralajmëron gjithë zyrtarët që ”nuk kanë kartelë psiqike” mos e rëndojnë pozitën e tyre duke shkelur Kodin Zgjedhor.

STATUSI 

Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore.

Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme.

Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e “Rilindjes” dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.

Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.

Të gjithë ju “të fortë”, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë!

Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!

Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar.

Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill.

SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE PËRJETËSISHT! ??



7 Comments

  1. Po ik more hajdute i çmendur se na shpife edhe mbreme u kapen njerzit e Tu duke bler vota ne Vlore njerze e Lis Jane perhaps nep shqiprine duke bler vota si kimikaze

  2. Se ca roli luan ky, nje zot e di!!
    Nje president i cartur ne panik ne kaos.
    Keta nuk e konceptojne dot mungesen e pushtetit. Turpi me i madh te riciklohet

  3. Like floriri eshte ber barsaleta me e madhe e gjall e gjith historis te tranzicionit. Prostituta e virgjer kercenon me prerje kokash e duarsh e sekuestrime macesh e pulash. o Like floriri, deri tani jan arrestuar tre veta per blerje votash. qe te tre jan te LSI, nuk jan as te PD as te PS. Kur do ua presesh duart ketyre. cop muti njeri, i qelbur e hipokrit, mashtrus ordiner dhe fodull, ali bab anadollak.

  4. Shqiperia ka pas gjithato president por asnjerit nuk i eshte dukur vetja mbret si Like floririt. Flet per popullin sikur e ka zgjedh populli aty. nqs pyet popullin o Like floriri, 2/3 apo me shum duan te te shofin ne burg pasi e din shum mir se ca muti je. ata qe thon te kunderten jan aksioneret e shpk-se tende, dmth ata kokpalaret qe bredhin me thas me lek per te bler vota per ty, apo ndonje qe “per inat te vjerres shkon me mullixhiun”. Shumica derrmuese nuk ta shofin dot surratin dhe do deshironin qe te te shifnin te kableshe ne burg deri ne fund te ekzistences tende dhe pasurin tende tja shperndanin shqiptareve te varfer. ne fund te fundit eshte gje e vjedhur, ua ke vjedhur shqiptareve me matrapazlliqe, koncesione, vende pune pa merit, vende universiteti per militantet e tu.

  5. Ky sa her kapet ndonje i LSI duke bler vota, del e thot do u presim duart atyre qe blejn vota. a ka hipokrizi e barcalet me te madhe se kjo?

  6. Aleati i Bashës i kërkon qytetares të bëhet e dashura e tij: Do të jesh drejtoreshë kur të vijmë në pushtet,miku i lulzime salih BBasha ben si ujku i Cerrikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *