• |
ide | kryesore

Meta pas incidentit në Fier me LSI-në: Mos bini pre e provokimeve

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta reagon pas denoncimit të kandidates së LSI, Kejdi Mehmetaj, se policia në Fier po heq banerat e kësaj partie, pasi pritet të shkojë kryeministri Edi Rama për takimin e fundit elektoral.

Teksa iu bën thirrje kandidatëve të LSI të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake, Kreu i Shtetit paralajmëron se nëse preket vota më 25 prill, do të ndiqen këmba këmbës “horrat”.

“U bëj thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment. Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve t’i mprehin cfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.??”, shkruan Meta në rrjetet sociale.



5 Comments

  1. ky ngeli duke par endrra me qamet e luft. i plasi kari shqiptareve se kush do jet hajduti i rradhes. ndryshim do te thot qe like floriri me gjith ata qe jan sprovuar ne qeverisje te hapin krahun pergjithmon e ti len te qet shqiptaret. te vij like hajduti ne pushtet nuk eshte ndonje ndryshim i madh. e kemi par se cfar ka ber me ato ministrit qe ka pas like floriri. i ka mjel si lop.

  2. lidheni kete te cmendur se na ka felliq si shtet. ca ben keshtu si kar ky? edhe basha po ben nje fushat te denj e te mir. ky kari do luft se e di qe ska per te mar as gjysmat e votave qe merte dhe po i vjen afer burgu.

  3. Aleati i Bashës i kërkon qytetares të bëhet e dashura e tij: Do të jesh drejtoreshë kur të vijmë në pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *