• |
ide | kryesore

Sulmi me armë drejt lokalit në Vlorë, dalin pamjet (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në fshatin Poro të Vlorës. Dy persona të maskuar kanë shtënë në drejtim të lokalit me breshëri kallashnikovi. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të plagosur, ndërsa policia po shkon në vendngjarje. Ende nuk dihet kush ka qëlluar dhe nëse ka qenë ndonjë shënjestra për ta ekzekutuar.


Vlorë/Informacion paraprak


Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N. Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu