• |
ide | kryesore

Super League dorëzohet: “Duhet të riformulojmë projektin”

-Instant, F1, Sport



Super League lindi dhe u shua në vetëm 48 orë. Projekti i kërkuar dhe njoftuar nga Florentino Perez e Andrea Agnelli u mbyt pasi krijoi polemika në gjithë botën. Super League u desh të ngrinte flamurin e bardhë pas braktisjes së skuadrave angleze në një mbrëmje të trazuar: “Jemi të detyruar të punojmë për të ripunuar projektin”. Sidoqoftë, objektivi është të riformulohet formati: “Po propozojmë një kampionat të ri Europian sepse sistemi aktual nuk funksionon”.

KOMUNIKATA ZYRTARE
“Super League e Evropës është e bindur që status quo-ja aktuale e futbollit Evropian duhet të ndryshojë. Ne propozojmë një garë të re Evropiane sepse sistemi ekzistues nuk funksionon. Propozimi ynë synon të lejojë që sporti të evoluojë duke gjeneruar burime dhe stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, gjithashtu duke ndihmuar në kapërcimin e vështirësive financiare me të cilat përballet i gjithë komuniteti i futbollit si rezultat i pandemisë. Gjithashtu kjo do të siguronte pagesa të përmirësuara materialisht të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit. Pavarësisht largimit të njoftuar të klubeve angleze, të detyruar të marrin vendime të tilla për shkak ndaj presionit të ushtruar mbi ta, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret evropiane siç demonstrohet sot nga një vendim gjykate për të mbrojtur Super League nga palët e treta. Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne do të rishikojmë hapat më të përshtatshëm për të rimodeluar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’u ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme duke përmirësuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit. ”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *