• |
ide | kryesore

Video/ Wolfsburg tris në Stuttgart për vendin e tretë, Dortmund 4 pikë larg Champions

-Instant, Sport, Video



Fitore të rëndësishme për Dortmund e Wolfsburg në javën e 30 të Bundesligës. Ujqit janë të tretët tashmë, pas 1-3 në Stuttgart, ndërsa Borussia vazhdon të ndjekë një vend në Champions, duke u afruar në distancën e 4 pikëve. Mainz fiton duelin mbijetesë me Werder të Rashicës, ndërsa Hoffeinheim kalon 3-2 Gladbach.

Dortmund imponohet 2-0 përballë Union Berlin. Nuk ishte mbrëmja e Haaland, që humbi një penallti në minutën e 27, por nga ajo mundësi erdhi edhe goli i avantazhit i Reus, që grushtimin e portierit në tentativën e norvegjezit nga pika e bardhë e shtyu në rrjetë për 1-0 e verdhezinjve. Ndeshja mbeti e hapur me berlinezët që kërkon të bënin më shumë, por u ndëshkuan dy minuta nga fundi nga goli i Guerrero, në asist të Brandt. 52 pikë për Borussia në vendin e pestë, vetëm katër larg Eintracht. Për kryeqytetasit mesi i artë me 43 pikë në vendin e tetë.


Wolfsburg triumfoi në transfertën e Stuttgart 1-3, por ndeshja mund të ishte komplikuar pavarësisht avantazhit të minutës së 13 nga Schlager. Në fakt në të 26 vendasit patën mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin, por Philipp Foerster gaboi mundësinë e tij nga 11 metra, duke i dhënë një shans që miqtë e shfrytëzuan. Vetëm tre minuta më pas, Weghorst mbylli historinë me golin e dytë në asist të Brekalo. Në pjesën e dytë fitorja e Ujqve bëhet e pakthyeshme me golin e Gerhardt në të 65, që Castro në minutën e dytë shtesë vetëm sa e zbut pak. 57 pikë për Wolfsburg në vendin e tretë, ndërsa Stuttgart mbetet i 10 me 39 pikë.




Në ndeshjet e tjera fiton Hoffenheim, 3-2 përballë Gladbach, ndërsa Werder mundet në shtëpi nga Mainz, që e kalon në renditje falë golit të Adam Szalai në minutën e 15.

GERMANY – BUNDESLIGA
Hertha Berlin ? – ? Freiburg (shtyhet)
Borussia Dortmund 2 – 0 Union Berlin
Hoffenheim 3 – 2 Borussia Moenchengladbach
VfB Stuttgart 1 – 3 Wolfsburg
Werder Bremen 0 – 1 Mainz



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *