• |
ide | kryesore

Vrau George Floyd/ Juria vendos: Polici shpallet fajtor për të gjithë akuzat

-Instant, Lajme, Planet



Derek Chauvin, efektivi i policisë 45-vjeçar që akuzohet si autor i vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis në majin e vitit të kaluar, u dënua për të tre akuzat ndaj tij. Para gjykatës, një turmë prej disa qindra njerëzish shpërtheu në brohoritje kur u shpall vendimi.
Nga ana tjetër, avokati i mbrojtjes tha se zoti Chauvin nuk e trajtoi keq zotin Floys, përkundrazi i tha të qetësohej dhe thirri një ekip mjekësor, megjithëse ata arritën pasi zoti Floyd kishte humbur ndjenjat.

Chauvin kishte deklaruar veten të pafajshëm për akuzat e ngritura, që ishin tre: vrasje e paqëllimshme e gradës së dytë, vrasjen e qëllimtë,  dhe akuza e tretë marrja e një veprimi të qëllimtë për të shkaktuar dëm, pa asnjë respekt për jetën e tjetrit.

Vrasja e George Floyd dhe thirrja e tij “Nuk marr dot frymë!”, drejtuar policit, u bënë simbol i një vale proteste që kaloi edhe kufinjtë e Shteteve të Bashkuara, ku akuzave për arrogancën e policisë ndaj personave me ngjyrë iu bashkua edhe një përkrahje globale kundër racizmit,  e drejtuar nga lëvizja “Black Lives Matter”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *