• |
ide | kryesore

Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Të martën pasdite, Lapsi.al ka dorëzuar në sekretarinë e Gjykatës së Posatçme një ankim kundrejt vendimit politik, të padrejtë dhe të paligjshëm të gjyqtares Iliriana Olldashi, thelbi i të cilit me sa duket ka qenë që ti vijë në ndihmë partisë në pushtet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Një ditë të dielë, znj Olldashi, pa lajmëruar fare palën Lapsi.al, pa dëgjuar argumentet e saj, miratoi kërkesën e SPAK, për sekuestrimin e kompjuterave, serverave dhe celularëve të gazetarëve, që botuan skandalin e përgjimit të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, duke i detyruar ata, si në një vend diktatorial, të dorzonin jo vetëm provën, por edhe burimin e informacionit të tyre.

Lexo më tej:

Andi Bushati: SPAK, një qen roje i PS

Me një servilizëm rënqethës ndaj SPAK dhe një kurrizpërkulje ndaj politikës, ajo shkoi edhe më tej, duke urdhëruar ndërprerjen e publikimit të lajmeve dhe informacioneve që lidhen me databazën që përdor PS për të pëgjuar zgjedhësit. Ajo u mbështet për këtë argumentim absurd, në interpretimin se qytetarëve po u dalin të dhënat e tyre personale.

Po kush po i nxirrte ato, Lapsi.al apo institucionet shtetërore që ia kishin dhënë socialistëve për zgjedhje?

Duke e drejtuar hetimin në dy pista, njëri se kush është burimi që ka tradhëtuar nënën parti (pra jo kush i ka bërë dëm qytetarëve, por cili është tradhtari që ka dekonspiruar rilindjen) dhe së dyti, duke u përpjekur të mos dëmtojë imazhin e forcës politike në pushtet, në vigjilje të zgjedhjeve, me urdhërin për ndërprerjen e botimit të lajmeve, znj Olldashi është shfaqur hapur si një kamikaze politike.

Çmenden prokuroria dhe Gjykata e Posaçme, kërkojnë sekuestrimin e LAPSI.al (dokumentet)

Prandaj Lapsi.al, dhe gazetarët Shkullaku dhe Bushati (të cilët përgjatë vendimit të gjykatës nuk emërtohen me titullin e profesionit të tyre, por si ortakë dhe administratorë të zakonshëm), çuan në apelin e prokurorisë së posaçme ankimimin e tyre.

“Vendimi i Gjykatës është tërësisht i kundërligjshëm kur disponon si në pikën 6 të dispozitivit, detyrimin e Lapsi.al dhe shtetasve Armand Shkullaku e Andi Bushati, për t’i ndaluar kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me të dhënat që kërkohet të sekuestrohen.

Ky disponim i gjykatës është alogjik dhe parashikimi ligjor procedurial i nenit 208/a të K.P.P, nuk bën fjalë në asnjë rast për të ndaluar një media për të operuar e lirë, e drejtë që është e sanksionuar nga Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë. Ndalimi për të kryer veprime në lidhje me të dhënat kompjuterike në rastin konkret është një disponim që duhet të ishte urdhëruar nga gjykata për personin apo personat që kanë aksesuar të dhënat e shtetasve shqiptarë në menyrë të paligjshme dhe që këto të dhëna personale i kanë përdorur në funksion të monitorimit të ushtrimit të të drejtës për të votuar dhe të të drejtës për fshehtësinë e votës .

Në asnjë rast Lapsi.al në lajmet e saj mbi këtë çështje, nuk ka bërë të njohura për publikun të dhënat personale si nr. i kartës së identitetit, datëlindja apo numri i telefonit dhe në çdo rast të publikimit, ky publikim ka qenë në përputhje me Ligjin për të drejtat personale, duke anonimizuar të dhënat personale dhe bërë me dije për publikun e gjerë vetëm të asaj që konsiderohet lajm me interes publik.

Të urdhërosh Lapsi.al për të mos kryer asnjë veprimi tjetër mbi këto të dhëna të disponueshme sot, nga thuajse të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, është të urdhërosh në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të drejtën e informimit, të drejtën e shprehjes, të drejtën e shtypit mbrojtur në nenet 22 dhe 23 të Kushtetutës dhe Konventat Ndërkombetare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë” ,thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Aty, vërehet me forcë edhe prirja për të gjetur burimin që ka denoncuar krimin dhe jo vënien para përgjegjësisë së kriminelëve. “Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ka si objekt sekuestrimin e të dhënave kompjuterike dhe jo të detyrimit të gazetarit profesionist të identifikojë burimin e informacionit për tu pyetur si dëshmitar për rastet kur është e dhënë vendimtare  për zbulimin e vepres penale dhe autorit të saj.Në këto rrethana duket qartë se vendimi i gjykatës me tepër se sekuestrimin e të dhënave kompjuterike, ka si qëllim zbulimin e burimit të informimit të gazetarit”, thuhet në ankimin që ka përgatitur grupi i avokatëve të Lapsi.al.

Mbi këtë bazë kjo media ka kërkuar apelim e bindur se gjyqtarja e ditës së diell, Iliriana Olldashi ka vepruar si një kamikaze politike.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. Te behet edhe nje here veting ne drejtesi per te gjithe keta qe e kane kaluar vetingun e pare . Jo , nuk po ironizoj por jam mese serioz ne keto qe them . Duket paradoksale por eshte e domosdoshme . Dyhet nje largim total i kastes se vjeter te drejtesise . Keta nuk jane vegla ne doren e politikes (rilndjes me shum) por jane kamikaz te politikes . Ketu drejtesia ka humbur prej kohesh , keta me shume se njerez te drejtesise duhet te quhen gjobevenesa dhe kamikaz te politikes . Tani eshte koha

    1. Ketu nuk ka te dej kasta e re apo e vjeter, ketu eshte kalbur shoqeria qe ne palce, shumica e njerezve e kane per krenari, te vjedhin e te mashtrojne. Nuk e di a mund te zgjidhet ky problem ndonjehere.
      Mua me kerkuan te shkoja si veshgues i nje partie, fhe me than a voton per ne. Jo i thash, por veshgues vi me kenakeqi, kujtuan se po tallsa trapin me ato.
      Me pas i sqarova qe per mua nuk ka rendezi ca preferencash politike kam une, eshte e pa perceptueshme per mua qe te tjetersohet vota, une njesoj do e mbroja si voten per kundershtarin ashtu dhe voten per partine time, rrinin me shikonin si me qene alien.
      Kjo gje nuk eshte aspak normale…

      1. Ketu jo vetem shoqeria , une mendoj se eshte kalbur çdo institucion , biles mendoj se ketu jane “kalbur” edhe shpirtera njerezor . Mendoj se nuk gaboj nese them se ketu eshte kalbur gjithçka .
        Per sa shkruan me poshte , une di te them vetem nje fjale : Respekte per ty . Uroj qe shqiptaret te ndergjegjesohen dhe si ty u befshin shumice absolute ne kete vend . por edhe nese arrijne te behen 30 % e Shqiptareve ndryshimet ose me sakt permiresimet do jene drastike .
        Tung dhe respekte

      2. Ketu jo vetem shoqeria , une mendoj se eshte kalbur çdo institucion , biles mendoj se ketu jane “kalbur” edhe shpirtera njerezor . Mendoj se nuk gaboj nese them se ketu eshte kalbur gjithçka .
        Per sa shkruan me poshte , une di te them vetem nje fjale : Respekte per ty . Uroj qe shqiptaret te ndergjegjesohen dhe si ty u befshin shumice absolute ne kete vend . por edhe nese arrijne te behen 30 % e Shqiptareve ndryshimet ose me sakt permiresimet do jene drastike .
        Tung dhe respekte

  2. Bravo Lapsi, Solidaritet I plote me punen tuaj.

    Turp e kriminale per ate qe heshtin apo veprojne si plehrat e ketij pushteti mafioz

    Turp edhe per ndonje ambasade qe flet per lloj lloj brockullash por nuk leshon mesazhin e medies se lire per te te cilen ka nevoje demokraci.

    Populli eshte me ju!!

  3. Aleati i Bashës i kërkon qytetares të bëhet e dashura e tij: Do të jesh drejtoreshë kur të vijmë në pushtet.faji juaj bushat e shkul llak ishte se shitet linkun të te tjeret dhe ai u perhap kane filluar kercenimet tani,po listen e patronazhisteve të byrektores pse nuk e botoni ju të lapsit,po ta botoni ja u tredhin loqet pastaj salihu e meta

    1. Prap COPY PASTE or te shkerdhefsha trute i pa emer i 11:57.
      Or cope muti,shko lepija bithen Edvin-Edi-Paulin shkerdhos!
      KOQE KANDARI.

    2. “Byrektorja” ska patronazhist sepse fatmiresisht eshte profesioni i juaj ekskluziv. Ju jeni per tju shkerdhyer robt se skeni as njohurine me minimale dhe as respektin me minimal per shtetin. Ju jeni qen sulmi per komente qe punoni me sufllaqe:).

      Ha dhe nja 3 dite or morr ha.

  4. Bushat dhe Shkullaz. Jeni dy heronj. Keni mbeshtetjen dhe admirimin tone te plote per punen

    qe po beni ne sherbim te publikut. Ne kete beteje te veshtire dhe vendimtare per fatet e demokracise

    dhe te Shqiperise ju jeni ushtaret e vijes se pare. Me integritetin profesional dhe guzimin njerzor qe keni

    treguar ne vazhdimesi , jeni krenaria e medias shqiptare. Respekt dhe mirenjohje te pafund.

  5. Mendoj qe Shkullaku dhe Bushati e kane pare filmin “The Post”.
    Nese nuk e kane pare akoma, shpresoj ta bejne sa me shpejt.
    Ata jane sot Ben Bradlee te Shqiperise.

  6. “Ajo u mbështet për këtë argumentim absurd, në interpretimin se qytetarëve po u dalin të dhënat e tyre personale.

    Po kush po i nxirrte ato, Lapsi.al apo institucionet shtetërore që ia kishin dhënë socialistëve për zgjedhje?”

    Pretendimi i gjykates eshte mese i drejte, publike e beri lapsi, madje vuri ne dispozicion edhe app ku njerezit mund ta shprendanin edhe pse permbante informacione nga e gjith popullata, PS se ka bere kurre publike

  7. Tirana eshte me e zgjuar se Lali… Nese Tirana voton per lalin dhe partine e tij, mendoj qe Shqiperia ka marre fund perfundimisht…

    1. SHUME E SAKT KJO QE THUA . VOTONI KEDO POR JO SEKTIN ANTISHQIPTAR MAVI .
      KUSH DO SHQIPRINE DHE SHQIPTARET VOTON KUNDRA SEKTIT ME ANTISHQIPTAR QE KA EKZISTUAR NDERJE SHEKUJ NE KETO TROJE .

  8. Hallall dy gazetareve qe me guximin dhe vertetsin e punes se tyre i corren masken rilindjes. Dhe i hapen syt popullit se me ke qeverrisen. Bravo per sherbimin qe i bete kombite dhe demokracis ne vende..se keta kan fuksionuar me keqe se ne kohen e diktatures…keni solidaritetin e gjith e..njerezve te ndershem

  9. Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, për të gjithë ata që shkaktuan vrasjen, por drejtësa e madhe ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të gjitha vrasjet e tyre politike, përfshi dhe këtë të fundit, do të vendoset më 25 prill.

    Ai do të jetë gjyqi i madh i tyre nga shqiptarët, të cilët sot panë më sytë e tyre në duart e kujt mund të bien, nëse nuk janë syçelur. Ata i ofrojnë Shqipërisë, një vend ku jeta e qytetarit duhet të jetë në duart e vrasësve nga Tropoja, të çmendurëve nga Skrapari, dhe njerëzve me komplekse si Gazmend Bardhi, që duan të tregojnë se “kanë bythë dhe të vrasin”.

  10. Pershendetje, mendoj qe avokatet e lapsit duhet te lene Ankimin e vendimit tek organet e drejtesises ketu qe jane te kapura nga Ramaforma, por ti drejtohen Gjykates se Strasburgut ne menyre te pershpejtuar qe te Bllokoje veprimet e gjykatave tona ne menyre menjehershme, nese se beni kete gje… KA SHUME MUNDESI qe keshtu si po bejne TE JU NDERPRESIN TRANSMETIMIN ONLINE TEK FAQJA SIC BENE ME ORA NEWS me administrator nga Qeveria.

    E ta mendosh qe Andi Bushati ka qene nje nga analistet me te majte, dhe tani lufton kundra tyre.

    Kjo qe po ndod me ty eshte njesoj si historia e Mero Bazes qe e mbrojti Salen ne ditet me te veshtira te v.97 dhe pastaj ne fund e hoqi nga pushteti me shkrimet e tij therese dhe informacionin qe vetem ai mund ta kishte se i njihte me detaje.

    Nuk thone kot qe dashuria dhe urrejtja nje fije ndan…

    Bravo Bushat, profesionisti amund te behet sherbyes kur ka ideale ne punen e tij.

  11. ju te lapsit jeni per t’ju qire ropt. bura legena. e quani veten gazatar ju, jeni vetem prostituta “intelektuale” qe e shisni veten ke oferta me e mire. Ska asgje te pa anshme apo objektive ke opinioni juaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *