• |
ide | kryesore

Basha në Vlorë: Të dielën Rama largohet bashkë me kriminelët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Lulzim Basha flet i bindur në Vlorë. Edi Ram do të largohet bashkë me kriminelët më 25 prill.


Sipas liderit të opozitës, Rama nga paniku këto ditët e fundit i është kthyer sërish marifeteve të vjetra, por ai siguron se shqiptarët më 25 prill, me paqe e vendosmëri do të shkojnë masivisht tek kutitë e votimit.


Basha deklaroi se fitorja e PD-së më 25 prill do i takojë gjithë shqiptarëve, demokratëve dhe socialistëve kokëulur.

“Orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madhe, paqësore, dinjitoze, për të vendosur, për t’i thënë Ramës boll më, boll më shkatërrim, dhe autorit të shkatërrimit dhe të hapin zemrat për ndryshimin. Cilin numër? 9. Është qyteti me emigracionin më të lartë Vlora, bijtë e bijat e Vlorës do të votojnë për të pasur këtu mundësitë europiane për shkollim, arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz. Rini i mrekullueshme e Vlorës, do të votojnë cilin numër? 9.

Rinia e Vlorës, jemi rkenarë me ju, kemi besim tek ju, ditën e dielë për prindërit tuaj, për ndryshimin, për numrin 9. Për fermerët e peshkatarë, sipërmarrës, vlonjatë. Nuk ja dalin dot, në Vlorën e kapur nga njeriu që e kapi, e bëri naftën për vlonjatët më të shtrenjtën në botë, pas Singaporit e Suedisë. Për të çliruar ekonominë tonë, për t’i kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, për t’i hequr terrorin e abuzimit të bandave. Për të çliruar, për të mbajtur Shqipërinë, votojmë cilin umër

Vlora që e ndau Shqipërinë nga Lindja, me Ismail bej Vlorën. A do e pranojmë më të kthehmi përsëri në Lindje? A do e pranojmë? Mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni numrin 9, për Europën, numrin 9.

Nga paniku Rama i është kthyer marifeteve të vjetra, me shpresën e rrënuar. Ne jemi bashkë, krah për krah, me gëzimin, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për shqiptarët, për Shqipërinë. Bashkë do t vazhdojmë, si qytetarë dinjitozë, me paqe e vendosmëri, për të sjellë ndryshimin masivisht në kutët e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë, vetëm 3 ditë për t’u ndarë nga e keqja, për fitoren më të thellë të Vlorës e mbarë Shqipërisë. Fitore që do i takojë çdo shqiptari, çdo të riu e të reje. Do i takojë edhe socialistëve kokëulur të Vlorës e Shqipërisë. Vëllezërit e motrat që do të çlirohen nga banda që ka marrë peng vendin. Votoni dhe ju si shumica dërrmuese numrin 9. Për Vlorën, për Shqipërinë si gjithë Europa, bashkë për ndryshim, Vlora fiton, Shqipëria fiton.”  u shpreh Lulzim Basha në Vlorë. ©Lapsi.al 

4 Comments

  1. PALLOSHI ESHTE BABA I KRIMIT
    PRANDAJ NESE IKEN PALLOSHI IKEN DHE KRIMEI
    POR EDHE JU NUK JENI ME PAK , KAM FRIK SE KRIMINELE TE RINJ DO TJA ZENE VENDIN. UNE DUA QE PALLOSHI TE IKI POR EDHE JU HIQNI TE GJITHE DORE NGA KRIMI E KRIMINELET DHE BENI DREJTESI SE NDRYSHE NA LATE ME BREKE NEPER KEMBE PER DEKADA

  2. Ndryshimi konsiston vetëm në faktin se Lulzim Basha, me trupën e armatosur që ka krijuar, synon të vijë në pushtet përmes terrorit, ndërsa paraardhësi i tij, Sali Berisha, me batalionet paramilitare në marsin e ’97, synonte që përmes terrorit të ruante pushtetin që kishte marrë, përmes zgjedhjeve të 26 majit ’96, të parat dhe e fundit që nuk u njohën nga ndërkombëtarët dhe që u kërkuar përsëritja e tyre. Organizimi, funksionimi, natyra e paligjshmërisë dhe synimet janë të njëjtat.Krimineli flet per krim,ky qe duart i ka gjak flet per drejtesi

    1. O ti je idiot ose ben vete. Pse rama eshte me i mire me mafiozet, kriminelet dhe oligarket e vet???
      E ka bere vendin mut, Tirana vjen ere turqi, Ka korruptuar te gjith dhe keshtu qe drejtesia funksionon vetem per te.
      Te gjithe ne duam ndryshim!!!
      Me vjen per te vjelle kur degjoje premtimet e tij bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu