• |
ide | kryesore

Si duhet kuptuar vendimi i Gjykatës së Strasburgut pro Lapsi.al

-Instant, 1, Arkiva, Ide



Sot ka ndodhur një ngjarje e rrallë, një nga ato që mbahen shënim në historinë e drejtësisë dhe mediave të një vendi. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, e ka urdhëruar shtetin shqiptar, të pezullojë sekuestron ndaj redaksisë së Lapsi.al, që prezumonte marjen nga SPAK të kompjuterave, serverave dhe celularëve të ne gazetarëve që zbuluan skandalin e përgjimit të 910 mijë banorëve të kryeqytetit, për qëllimet elektorale të PS.

Ky vendim i Strasburgut ka një rëndësi të dorës së parë, për disa arsye. 

Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur

Jo vetëm se ai u mor me një urgjencë maksimale dhe pa pritur që çështja të kalonte nëpër të gjitha shkallët e gjykimit në Shqipëri. 

Jo vetëm se ai përbën një precedent aspak të zakonshëm edhe për këtë gjykatë.

Jo vetëm se ai është detyrues për Shqipërinë, duke i obliguar SPAK-un dhe Prokurorinë e Posaçme të zbythen nga aventurat e tyre me motivim politik.

Jo vetëm se mbron misionin e gazetarisë investigative dhe burimet e saj që denoncojnë krimin dhe korrupsionin.

Vendimi erdhi në një kohë kur zbulimi i njërit prej skandaleve më të mëdha shtetërore, politike dhe elektorale në vend po merrte një rrugë kryekëput të shtrembër.

Zbulimi i patronazhistëve/ Iliriana Olldashi, një kamikaze e drejtësisë së rilindur

Pasi Lapsi.al publikoi historinë se si Partia Socialiste survejonte për interesat e pushtetit të saj të dhënat tona personale, qoftë SPAK qoftë Gjykata e posaçme i futën hetimet në një hulli qorre. Ato u shndërruan në kamikazë të partisë duke e shfrytëzuar hetimin jo për të parë se kush po dëmtonte qytetarët, por në të kundërt, se kush po tradhëtonte partinë në pushtet. Prandaj të dyja institucionet e sapo dala nga reforma në drejtësi, u vërsulën për të kërkuar nga ne burimin, pa guxuar, as të pyesin, as të hetojnë, qoftë e-Albanian që dyshohet se i ka nxjerrë të dhënat, qoftë partinë në pushtet që i ka keqpërdorur ato. 

Por, në frymën e drejtësisë perendimore që aplikon Strazburgu, dorëzimi i burimit nga gazetarët është një nga mundësitë e fundit, që mbetet e diskutueshme edhe kur nuk ka asnjë rrugë tjetër. Prandaj Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut e hodhi poshtë dhe urdhrin e SPAK dhe vendimin e prokurorisë.

E në këtë kuptim, ky lajm i mirë nga Strasburgu, e tejkalon shumëfish rëndësinë që ka për Lapsi.al në veçanti, për gazetarinë në plan më të gjërë, dhe për inkurajimin e atyre që denoncojnë krimet e pushtetit. 

Ai demostron se mbetet gjithmonë një shpresë për tu mbrojtur nga pushteti abuziv që arrin të kapë dhe drejtësinë. 

Vendimi i Strasburgut/Avokati Matlija shpjegon vendimin e paprecedent të Gjykatës Europiane pro Lapsi.al

Së dyti, ai ka një interes publik se na shërben si një pasqyrë. Ndërkohë që në vend po vazhdon të trumbetohet me hosana reforma në drejtësi, kjo që ka ndodhur është një provë flagrante se po kthehemi tek gjyqtarët dhe prokurorët e kohës së plepave. Mendësia me të cilën ka marrë vendimin Strasburgu dhe ajo me të cilën proceduan SPAK dhe gjykata jonë, nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. Ato tregojnë se sa ende larg jemi nga ajo që propogandohet dhe se sa reale është përralla që na shesin në Tiranë disa ambasadorë kalimtarë.

©Lapsi.al



31 Comments

  1. KOL SALLAKU SKYPE-DO TE DAL SONTE NE SKYPE LIVE ME YMER GELBAZA KELLIREN NE PROSTE KUNDER VENDIMIT TE GJYKATES SE STRASBURGUT thotë:

    NJE MIRENJOHJE PER STAFIN E LAPSI.al QE E NXOREN EDI RAMEN DHE REFORMEN NE DREJTESI LAKURIQ ,! OR ZOTI BUSHATI DHE Z SHKULLAKU ,QKA DO THOTE SONTE KOL SALLAKU SKYPE DHE YMER GELBAZA KELLIRA SE SI LAPSI.al DHE STAFI JUAJ PROFESIONAL JA FUTI EDI RAMES DHE ORGANIZATES SE REGJIMIT

  2. YMER GELBAZA DHE KOL SALLAKU SKYPE ,DO TE NGORDHIN NGA INATI NGA SUPER SUPER VENDIM NGA GJYKATA E STRASBURGUT thotë:

    ZOTI BUSHATI DHE ZOTI SHKULLAKU,JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA JA PUBLIKOJ DOSJEN SE SI KRISTAQ RAMA E KISHTE VEGLEN ME TE FORT SE I BIRI I TIJ EDI RAMA ,DHE KUR KOL SALLAKU SKYPE MASTURBOJKE LIVE NE SKYPE HAHAH HAHAAH

  3. Do kuptuar qe PERENDIMI PO KERKON ME PATJETER TE FRENOJE NJE FANTAZME TE ENVERIT NE BALLKAN DHE NJE ERDOGAN TE RI BUZE ADRIATIKUT!

  4. Ju fituat sepse keni me vete te verteten, te drejten te moralshmen.

    Aty ku e verteta s’eshte e lire, liria nuk eshte e vertete- Ku me shume se ne regjimin rilindas

    kjo aksionme e botkuptimit perendimor e demokratik po tregon kete lidhje te pazgjidheshme mes

    se vertetes dhe lirise. Duke mbrojtur te verteten , duke u bere dishepuj te saje, duke sakrifikuar per

    te, ju keni mbrojtur. lirine. Ne ju jemi mirenjohes dhe ju inkurajojme te vazhdoni ne kete rruge te se

    vertetes megjithese kjo shpeshehere shoqerohet me konseguenca dhe privacione. respekt per ju

    dhe gjithe ata qe hapin nje dritare te se vertetes, qe ajo te shkoje tek njerzit qofte edhe e dhimshme

    sic ishte krimi i tmerrshem i spiunimit te 910 mij qytatareve nga ana e Partise Socialiste.

  5. Edvin-Edi-Paulin karaxhozi e ka harru se kush asht PUSHTETI I KATERT.
    Me qenese tre pushtete i ka futur n’xhep,mendon se edhe i 4-ti,asht i tiji.
    Nji diktature nuk ka asnji ndryshim nga qelbverisja e PS-se dhe kryemashtruesit-vagabond te shqiptareve.
    BE-ja e njeh mire tashme se me ke ka te beje.Ajo nuk mund t’a ndihmoje ma popullin shqiptar.Me karaxhozer e vagabonda-kriminel nuk ka bisedime.
    PS-ja duhet te bindet se fjalen e lire nuk mund t’a ndalin.Ne se ajo arrin t’a realizoje qepjen e gojes te mediave dhe popullit,atehere izolimi i jone do te jete i pashmangshem,dhe lamtumire Europe!

  6. Komplimente per nje nder mediat qe numeron me gishtat e njeres dore qe i bie ballit ketij sistemi kriminal te ngritur.

    Lapsi, vazhdo me degjenerimin e ketyre vemjeve qe ta mare vesh dhe socialisti i fundit se cfare RREZIKU PUBLIK eshte Rilindja dhe kreu i sektit, Paulin Ramazan Rama.

  7. Kjo eshte nje fitore e stermadhe .
    A e di strasburgu qe ketu vriten njerez dhe gazetat pjerdhin cfare te duan.
    Te vjedhesh serverin nuk eshte krim por ta sekuestrojne qeka krim.
    Ishalla nuk del Saliu me kafshet e tij qe tju dhjesin fare duke ju vrare.
    Mjere AI qe i ha bytha dhe se per strazburgun jemi te vdekur.
    Mbajeni fort kete fitore.

  8. Bravo kule,Te vjedhesh serverin asht krim i kryer nga partia shkerdhate PS.
    Shteti yne ka ra me kohe,ketu ligjin e ban partia-shtet e ridhjerjes.
    Shtet qenefi shqiptar i’a dorezoi selise te shkerdhatave PS-iste,serverin me te dhenat tona.
    Beje dallimin or trim!!!

  9. Strasburgu nderhyri sepse tashme Shqiperia konsiderohet nje Shtet-Stan pa drejtesi, me oligarke dhe barone droge, kaq e thjeshte eshte.
    Nuk jemi nje vend normal dhe nuk do konsiderohemi te tille deri ne momentin qe te kthehemi ne nje shtet normal Europian.

  10. Por një ditë të bukur, Hoxha, i bindur se Gazment Bardhi, njeriu që e vuri në vitin 2017 si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve, do të ishte ministër i Brendshëm, u vu në krye të një tjetër bande, asaj të “Trupës së Mbrojtes së Votës”.

    Një grup paramilitar i përbërë prej truprojave të Sali Berishës, njerëzve që i kanë shërbyer truprojës së Sali Berishës dhe numrit dy të Policisë kur ky ishte kryeministër; Agron Koliçit, që mori pësipër të sulmojë qytetarët e vendit.

    Një grup ish-policës, kryesisht nga Tropopoja, Dibra, Mirdita, Puka etj, jo se janë veriorë, por thjesht se kanë lidhje tribale me ish-drejtuesit e Policisë së kohës së Sali Berishës.

  11. Komplimente stafi i lapsit! Një gjë është e qartë se strukturat e drejtësisë në vend jane plotësisht të kapura nga sataniket ne pushtet. “Vettingu” ishte një iluzion.

  12. Bushat, pa hyre ne detaje juridike,titulli ka vetem nje pergjigje: Vendimi tregon deshtimin e reformes ne drejtesi. Nga nje drejtesi e korruptuar, kemi kaluar ne nje drejtesi te varur nga politika.

  13. Nuk pritet drejtesi nga spaku pasi ishte partia qe i emèroi nuk mund te dali kunder partise prandaj do largohen bashke me partine ambasadoret qe krenohen me reformen te tille do ta kene edhe ne shtetet e tyre pasi Zoti i veren mashtrimet dhe do ti ndeshkoje mashtruesit, mjere ai qe bie ne zemerimin e Tij

  14. Mëngjesin e kësaj të premteje i gjithë opinioni publik u shokua nga deklaratat tronditëse të kandidatit për deputet të PD-së, ku ky i fundit perbetohej se ngjarja e ELbasanit do te perseritej nga PD.

    Qindra qytetarë kanë shpërthyer kundër këtyre deklaratave skandaloze të bëra nga Xhelal Mziu. “Bishti i qenit mbetet bisht qeni. Ju doni të riktheni ’97-ën”, janë disa nga deklaratat e qytetarëve./ b.h

  15. Në këtë pike, Xhelal Mziu nuk bëri asgjë të keqe më shumë. Atë që thuhet me zë të ulët në zyrat e PD dhe LSI, ai e tha me zë të lartë, në më shumë se një miting, ditën e djeshme.

    Ai pranoi se kanë ngritur struktura terroriste dhe janë gati të vrasin çdo kënd që dyshojnë, mjafton një telefonatë.

    Për shkak të reagimit të fortë që ka ngjallur sot në opinon ky qëndrim dhe shqetësimit ndërkombëtar, se Ilir Meta ka nisur të prishë procesin zgjedhor, mbështetur në prapavijë nga Sali Berisha, Xhelalit i shkruajtën një letër dhe ja vunë para kamerave ta lexonte, duke kërkuar ndjesë për ato që tha.

    Po përse kërkon ndjesë Xhelali?

    Për atë që tha se do t’ua bëjmë si në Elbasan?

    Deri më sot PD nuk ka pranuar se ka bërë ndonjë krim në Elbasan.

  16. Raportohet se ai është urdhëruar nga Berisha ta mbyllë emisonin, nga frika se mos ndëshkohen edhe ata, për qendrimet radikale të Metës.

    “Mbylle se na mori më qafë”, raportohet t’i ketë shkruajtur Berisha gazetarit të familjes së tij, Çim Peka.

  17. Edhe pse në opozitë, deputetët e PD dhe militantët e saj gjatë gjithë fushatës kanë dhuruar shfaqje duke shoqëruar Lulzim Bashën me makina luksoze që kushtojnë mijëra euro, aq sa një familje mund të blinte një banesë për strehim në kryeqytet.

    Por demostrimi i luksit përmes shfaqjes së autokolonave të makinave të shtrenjta, si AMG, BMW, Benz GL, Range Rover. Bugatti, Rolls Royce, Lamborghini, Ferrari, Porsche Panamera, Q7, X6 etj., konfirmon se kriza ekonomike si pasojë e COVID-19 dhe qëndrimi prej tetë vitesh në opozitë, nuk i ka prekur pretendentët për të ardhur pushtet.Ja varfanjaket qe rama i ka vjedhur,opozite me te pasur nuk ka pa shqiperia ne keto 30 vjet

  18. Nesër shqiptarët duhet të tregojnë që janë populli më pro amerikan në Ballkan dhe do largojnë fundrrinat 30 vjeçare si Berisha dhe Meta një herë e përgjithmonë nga politika. 30 vjet më parë ambasadori amerikan Rajëllson doli krah të Berishës por ai nuk e imagjinonte që Amerika do nxirte në pension 6 president Bush, Klinton, J.Bush, Obama, Trump ndërsa Berisha do vazhdonte të kërkonte pushtet për herë të 6.
    Lëreni Ilir Metën të shkoj nesër në Vlorë dhe të darkoj tek Porti i Jahteve sepse nuk i ka mbetur gjë tjetër. Ai e ka pasur ëndërr të arratiset me skaf nga Shqipëria.

  19. O BUSHAT! NUK E DI A JU LIND E DREJTA JUVE TE LAPSIT TI HIDHNI NE GJYKATEN E STRASBURGUT KTO ISH SIGURIMSAT E SPAKUT.

  20. dje gjatë gjithë ditës, strukturat paramilitare të PD-së, kanë rrethuar televizionin e familjes Berisha, duke nisur që nga dreka e deri sa u largua Ilir Meta.

    Natyrisht që skush nuk ka plan të merret me Ilir Metën, siç thotë ai, se duan ta vrasin, por paranoja e presidentit ka bërë që Berisha t’i çojë njerëz për t’u ndjerë i sigurtë.

    Edhe pse në fakt, nuk e dinte se do degradonte deri sa t’i shpallte luftë SHBA-së, çka çoi në mbylljen e emisionit para kohe, nga frika e Berishës së mund të bënin edhe atë përgjegjës për sulmin ndaj Amerikës.

  21. presidenti u bë qengj sot.

    “Edhe dje nuk ishte fare ujk, pardje ishte. Sot nuk ka dhunë. Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kishin neutralizuar presidentin dhe bandat e partive të opozitës, Bashën dhe Saliun, sot ishte parashikuar si ditë dhune”, tha analisti i njohur.

  22. Kjo humbja e thelle e opozites si duhet kuptuar o and koqja? Se na ke ca karin me lajme te stisura e genjeshtra ke dy vjet qe opozita do fitoje rendshem etj etj

    Rrot kari

  23. Per cfitore flet mor pleher per ate qe blet me parate droges deri sa te kete shtresa te varfera qe shiten per nje thes mjell derisa te kete njerez pa moral qe nuk u vjen turp te kalojne sa majtas sa djathtas sa te kete komisioner qe blihen sa te kete njerz qe nuk duan ta shohin realitetn qe vijne nga tirana e behen kryetar bashkish drejtora te mbushin xhepat me tendera e pastaj te ikin se nuk ka bashkia djem qe jetojne ne kete vend dhe nderkoh qe njerzit shesin voten per nje vend pune nuk mund te kete demokraci keshtu do vazhdoj duke na vrare shpresen dhe duke na ndare nga femijet. Respekte andi ti je zeri se vertetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *