• |
ide | kryesore

Arrestohet pas 5 vjetësh shqiptari që furnizoi me armë, terroristin e masakrës së Nisës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar me origjinë shqiptare si bashkëpunëtor të masakrës së Nisës të 14 korrikut 2016. Bëhet fjalë për të riun Endri Elezi, i cili u arrestua në Sparanise, në provincën e Caserta-s në Itali. Sipas mediave italiane 28-vjeçari shqiptar ishte në kërkim pas një urdhri arresti të lëshuar nga autoritetet franceze, pasi ai ishte përgjegjës për furnizimin me armë të autorit të masakrës, Mohamed Lahouaiej Bouhlel.

I riu u identifikua nga agjentët e Digos të Napolit dhe Caserta, të koordinuar nga zyra e prokurorit të Napolit, falë informacionit të mbledhur nga Antiterrorizmi. Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nisë të Francës humbën jetën mbi 80 persona. 84 të vdekur u lanë në shëtitore, përfshirë 14 fëmijë dhe 434 të plagosur, 52 prej të cilëve ishin në gjendje të rëndë. Dy persona të tjerë vdiqën më vonë nga plagët, duke çuar numrin në 86 viktima.

Dy ditë më vonë ISIS mori përgjegjësinë për masakrën, që u përsërit disa herë, në Berlin më 19 dhjetor 2016, në Londër më 22 mars dhe 4 qershor 2017, në Stokholm më 7 prill 2017.



3 Comments

  1. – Legjitimimi vrasjeve nën petkun e mbrojtjes votës

    – Glorifikimi i vrasësve si heroj “Avni Rustem”

    – Eleminimi i kundërshtave që kanë “tardhëtuar” kryetarin e partisë.

    – Bllokimi i çdo furgoni me sufllaqe apo ndërprerja e çdo iftari me justifikimin se po blihen vota.

    – Lehja si qen e anal-istve në çdo ekran pro vrasjeve

    – Baltosja apo paragjykimi i viktimave dhe nëpërkëmbja e tyre nga mediat ende pa u varrosur.

    Të gjitha janë strategji antikombëtare dhe aromë e një lufte civile vëllavrasëse. Shqipëria s’është për tu kallur se kush merr tre mandate më shumë PD apo PS.Ja dhe nje shpellkare i salihut neper europe terrorrist

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *