• |
ide | kryesore

Basha takim me socialistët e zhgënjyer në Durrës: Rama iu braktisi dhe ju la pas dore. Më 25 prill, keni shansin, mundësinë, përgjegjësinë, ta merrni prapë Durrësin tuaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me socialistë të zhgënjyer në Durrës. Mësohet se lideri demokrat ka mbledhur sot mbi 500 socialistë, që i janë bashkuar PD-së.

Gjatë fjalës së tij para tyre, Basha nënvizoi se Partia Socialiste i ka braktisur për tetë vite njerëzit, i ka lënë në mëshirë të fatit, e nuk është kujdesur për to. Ai tha se ka ardhur koha që Shqipëria e Durrësi t’i kthehen shqiptarëve, e kjo sipas tij, arrihet duke votuar numrin 9 më 25 prill.

“Faleminderit nga Zemra, e hoqa xhaketën sepse keni krijuar një klimë miqësore, e po e rivësh në shenjë respekti. Jam i nderuar me këtë takim, me këtë pritje, që investoni tek ndryshimi dhe PD. Kur prita Ardit Kërktushën dhe Mazrekun në zyrën time, pata dy ndjesi, e dua t’i ndaj me ju sot. E para, kaq shumë e kanë gërmuar hendekun e përçarjes, më shumë emocion kisha për të takuar këto, sesa ambasadorët që kam pritur. Gëzim në sytë e mi që e duan Shqipërinë, e kanë të shtrenjtë familjen. Ne jemi një komb, një popull, një familje.

Njësoj si shumica dërrmuese e Shqiptarëve, kanë parë se një grusht njerëzish kanë përfituar nga pushteti, janë pasuruar në mënyrë marramendëse. Edi Rama dhe një grup oligarkësh janë bërë si sheikë, në një Durrës që nuk ka bukë për familjet, nuk ka investime, por vetëm batërdisje. Pas tërmetit të zotit këtu ra tërmeti i babëzisë. Duan t’ua braktisin trojet për mafiet e ndërtimit. Mijëra familje e kaluan dimrin e dytë në çadra për babëzinë e disa njerëzve. Për ata taksat tuaja janë të tyre, kështu e kanë trajtuar Durrësin dhe të gjithë Shqipërinë. A ka gjë më flagrante që doli nga një gazetar investigativ i drejtorit të Kadastrave, që tha se do të bëjmë sikur do të legalizojmë 110 mijë shtëpi, por s’do e legalizojmë.

E vënë me thonj e me mish tuaj, e të bijve tuaj në emigracion, do i gënjejnë, thonë do i legalizojmë, do të marrim votën dhe do i mashtrojnë. Kjo është e vërteta e Edi Ramës, tetë vite braktisje, 110 mijë shtëpi. Kur po vija këtu më tha njëri po vjen prapë, po thashë, po më presin socialistët e Durrësit. Këtu janë vëllezërit dhe motrat tona. Vuajtjet kanë qenë të përbashkëta, shtypja e përbashkët, sepse siç e tha Arditi, besuan e punuan për PS dhe Edi Ramën, shiko si janë sot, të lënë pas dore, të braktisur, nën terror.

Shikojini punonjës të administratës, që robtohen për 300 mijë lekë, ndoshta edhe 700 qind mijë dhe shohin ministrat duke vjedhur miliona euro. Nga ana tjetër shohim ministrat që hanë biftekun e artë tek Nustreti për 1 mijë euro me taksat e shqiptarëve. Ne bashkë na bën vullneti, vetëdija, që Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse ndryshimit, e ndryshim do të ketë ditën e diel duke votuar numrin 9. Ky nuk është Durrësi i Vangjush Dakos, nuk është Durrësi i bandave, është Durrësi juaj, i qytetarisë, të djathtë e të majtë.

Më 25 prill, keni shansin, mundësinë, përgjegjësinë, ta merrni prapë Durrësin tuaj, në duart tuaj. Duke votuar me numrin 9 do e çlironi Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare. Ta çlirojmë nga mungesa e investimeve. Kam një mesazh për administratën shtetërore, nga pastrueset e sanitarët, të gjithë, mësuesit, mjekët, nëpunësit, ju që zbatoni ligjin, ngrijeni kokën dhe mos kini frikë, ndryshim s’do të thotë largim nga puna. Më 25 prill dihet se koha e tij mbaron, e Edi Ramës mbaron, më 25 prill fillon koha për të gjithë Shqipërinë si e gjithë Evropa. Ne kemi një plan konkret, i punuar me kujdes, vizion.

Ne duam që Shqipërisë t’i hapim vende të reja pune. Në Kosovë dhe Maqedoni nafta nuk është një nga më të shtrenjtat në botë, për shkak të taksës Rama. Fermeri shqiptar nuk merr subvencione, i marrin ata të Kosovës, edhe pse kanë gjysmën e buxhetit të Shqipërisë. Fermeri shqiptari i Maqedonisë së Veriut, merr subvencione”, u shpreh Basha.



3 Comments

  1. Por një ditë të bukur, Hoxha, i bindur se Gazment Bardhi, njeriu që e vuri në vitin 2017 si drejtor të Përgjithshëm të Burgjeve, do të ishte ministër i Brendshëm, u vu në krye të një tjetër bande, asaj të “Trupës së Mbrojtes së Votës”.

    Një grup paramilitar i përbërë prej truprojave të Sali Berishës, njerëzve që i kanë shërbyer truprojës së Sali Berishës dhe numrit dy të Policisë kur ky ishte kryeministër; Agron Koliçit, që mori pësipër të sulmojë qytetarët e vendit.

    Një grup ish-policës, kryesisht nga Tropopoja, Dibra, Mirdita, Puka etj, jo se janë veriorë, por thjesht se kanë lidhje tribale me ish-drejtuesit e Policisë së kohës së Sali Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *