• |
ide | kryesore

Becchetti thyen heshtjen: Shqipëria më detyrohet 150 milionë €, Rama do paguajë patjetër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Biznesmeni italian Francesco Becchetti ka folur për herë të parë për gjyqin që fituar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në një intervistë për Syri TV, Becchetti ka treguar se arsyeja e heshtjes së tij është vetëm respekti ndaj vendimit gjyqësor. Becchetti tha se në një total bashkë me shpenzimet e gjyqit, Rama do të duhet të paguajë me paratë e taksave të shqiptarëve rreth 15 milionë euro.

Ai tha se Shqipëria gjithashtu është e bllokuar dhe nuk mund të marrë kredi nga bankat në botë, nëse nuk e dëmshpërblen atë fillimisht me paratë që i detyrohet. I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili ka thënë se nuk do t’i marrë kurrë paratë, Becchetti tha se Rama, sipas tij, vijon të shkelë ende ligjin.

“Kam heshtur për të respektuar faktin që gjykatat ndërkombëtare po vendosnin mbi prova, qëndrova në heshtje në respekt të një procedimi kaq të rëndësishëm. Vendimi është përfundimtar dhe flet në mënyrë të qartë. Kanë vendosur në unanimitet që qeveria ndërmori një fushatë politike kundër meje, që e ka realizuar ndërmjet shpërdorimit të kompetencave të policisë. Qeveria shqiptare duhet të na paguajë rreth 120 milion euro. Qeveria shqiptare duhet të paguajë edhe 30 milion euro për shoqërinë fuqi, pra qeveria Rama duhet të paguajë në total 150 milion euro.

Qeveria shqiptare duhet t’i bindet vendimit që është definitiv, i formës së prerë. Qeveria shqiptare konfirmoi shprehimisht angazhimin për të paguar nëse merrej vendimi. Avokatët amerikanë të Shqipërisë dhe e nga ana e avokaturës së shtetit e kanë nënshkruar këtë gjë dhe shkelja e drejtësisë ndërkombëtare nga qeveria Rama vijon. Shqipëria do të bllokohet. Banka botërore, BERZH do të bllokojnë mundësitë e Shqipërisë për marrje të kredive nëse nuk paguan dëmshpërblimin që duhet të paguajë. Kam qenë gjithmonë i gatshëm nga ana ime për ta zgjidhur këtë çështje, por qeverisë shqiptare s’i ka interesuar kurrë” – tha Becchetti ndër të tjera.



12 Comments

    1. Do marri kollodokun. Nuk njihet dot ne shqiperi ekzekutimi nje vendimi ku te 4 personat perfitues jane ne kerkim nderkombetar edhe nuk levizin dot nga vendet perkatese ku jane strukur.

      E vetmja gje qe mund te beje Bekja eshte te mundohet te gjeje ndonje aset te shtetit tone neper bote, qe shtete vl si puna jone nuk kane asnje. edhe ca renta te SHELL qe kishte bllokuar ne holande u liruan me vendim te gjykatave kombetare holandeze.

      Turp per Ramen qe e vendos shqiperine ne keto pozita me mashtrues te paskrupujt, po leket tona ska per te prekur asnje ky matrapaz

      1. o mik, ka per ti marre nje me nje. ka per ti dhene edhe tames dhe agaces qe nuk u paraqiten ne gjyq as per te mbrojtur kete rast flagrant..pazaret u bene..tani leket e shqipetareve te rrjepur

  1. Duhet te paguajne rilindasit kriminele, jo njerezit te ndershem!!!!
    Po presim vetem ta heqim kete kriminele nga kryeministria!!!

  2. Nqs edhe kete radhe shqiptaret pranojne qe te paguajne harac Becchettit per tekat e Rames

    atehere Rama ka te drejte edhe te ua q….. nenen .

  3. Te gjithe shqiptaret, te nxjerrin nga 50 euro nga xhepi qe Rama te paguaje Becchettin dhe pastaj te marre edhe ndonje borxh qe te na e lere ne kurriz.

  4. Për të paguar këtë gjobë ti konfiskohen pasurite e ligjshme dhe te paligjshme qeveritarëve të këtyre 8 viteve keq qeverisje, se në mos kanë abuzuar me pushtetin kanë qenë të paaftë për të mbrojtur financat e shqipëtarve duke i keqmenaxhuar.

  5. Dhe ky Hale Rilindas thote:

    Nuk ka kohe per pushim

    Rilindja e menderosi. Te Ike, e mos IA shohim bojen Kryeministrit te Traut dhe Koncesioneve.

  6. Beketi eshte vetem fillimi.
    Se me spiuna nuk ndertohet shtet o evgjit. Robt ku ti keni, komunista bythqira injorante fshatare perversa kanibale nga jugu ne veri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *