• |
ide | kryesore

Danimarka rrezikon të ardhmen e 70 fëmijëve që rrezikojnë të dëbohen në Siri

-Instant, Lajme, Planet



Danimarka është akuzuar se po vë në rrezik të ardhmen e dhjetëra fëmijëve refugjatë duke i rikthyer në Siri, pavarësisht paralajmërimeve se një veprim i tillë kërcënon të ardhmen e tyre.

Në një deklaratë Save the Children tha se situata është shqetësuese pasi të paktën 70 fëmijë refugjatë rrezikojnë të dërgohen në Siri. Masa erdhi pas një raporti të vitit të kaluar në të cilin qeveria tha se “kushtet në Damask nuk janë më aq serioze sa të ketë arsye për dhënien ose zgjatjen e lejeve të qëndrimit.”

Si rezultat i vendimit, qindra refugjatë sirianë nga rajoni rrezikojnë të humbasin lejet e qëndrimit, gjë që do t’i detyrojë të kthehen në një vend që është përfshirë në konflikt për dekadën e fundit.

“Fëmijët, të cilët nuk kanë përgjegjësi për konfliktin në Siri, janë viktima të një krize të krijuar nga të rriturit. Shumë prej tyre nuk kanë njohur kurrë një Siri paqësore, e cila është zhytur në konflikt për më shumë se dhjetë vite tani,” u shpreh Anne Margrethe Rasmussen, përfaqësuesja e Save the Children për Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Në një fushatë të Save the Children foli me më shumë se 1,900 fëmijë dhe kujdestarë në Siri, Jordani, Liban, Turqi dhe Holandë dhe zbuloi se shumica dërrmuese e fëmijëve thanë se nuk shihnin një të ardhme në Siri.

86% e fëmijëve refugjatë sirianë thanë se nuk dëshironin të ktheheshin në “vendin e prindërve të tyre”. Edhe në mesin e të anketuarve brenda Sirisë, një në tre fëmijë tha se do të preferonin të jetonin diku tjetër.

“Danimarka ishte vendi i parë që regjistroi Konventën e Refugjatëve në vitin 1951. Tani ajo po krijon një precedent të rrezikshëm duke ndërmarrë hapin e parë për t’i dërguar njerëzit përsëri në një vend që nuk është i sigurt,” u shpreh Sonia Khush, drejtoresha e Save the Children në Siri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *