• |
ide | kryesore

Euro 2020, Uefa përjashton Bilbaon: “Do të kërkojmë dëmshpërblim”

-Instant, Sport



Stadiumi San Mamés në Bilbao nuk do të presë ndeshjet e Euro 2020. Kjo u njoftua nga autoritetet lokale, duke shpjeguar se ata tashmë janë informuar nga UEFA për vendimin. Shumë të rrepta, sipas organizmit drejtues evropian të futbollit, kufizimet anti-Covid në qytetin bask, që nuk do të ishte në gjendje të garantonte praninë e tifozëve për të paktën 25% të kapacitetit, siç kërkohet. I ashpër reagimi: “Vendim i njëanshëm, ne kemi respektuar të gjitha pikat e kontratës të përcaktuara në 2014 – lexon një shënim zyrtar -. Tani ne do të vendosim gjithçka në duart e avokatëve tanë”.

Këshilli Komunal i Bilbaos, Këshilli Krahinor i provincës Bizkaia dhe qeveria e komunitetit autonom të Vendeve Baske kanë shpallur betejën: “Nuk lejojmë përvojën dhe aftësinë e provuar prej një kohe të gjatë, të autoriteteve baske, në menaxhimin dhe organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare – shkruajnë ata në një njoftim të përbashkët për shtyp -. Ne nënshkruam një kontratë me Uefa në 2014, e respektuam atë 100% dhe ishim të gatshëm të bënim gjithçka që ishte e nevojshme për të luajtur ndeshje të vlefshme për Euro 2020 në stadiumin San Mames në Qershor. Vitin e kaluar u vendos që të shtyhet turneu për një vit për shkak të Covid-19. Sot ne jemi në një situatë të ngjashme me atë të një viti më parë për sa i përket shëndetit publik. Ky është një nga kushtet që duhet të marrim në konsideratë, kur festohen ngjarje në qytet që mund të shkaktojnë turma dhe mundësi të infektimit. Ne kemi vepruar me seriozitet dhe përgjegjësi. E nuk gjetëm asnjë referencë të vetme, sportive, shoqërore ose ekonomike, aq më shumë të lidhur me shëndetin publik në komunikimet e Uefa. Euro 2020 nuk do të luhet në Bilbao, por ne nuk do të lejojmë që UEFA të luajë me Bilbao dhe institucionet baske”.

Në këtë pikë është bërë edhe kërkesa për dëmshpërblimin: “Ne kërkojmë kompensim për shumat e investuara deri më tani në organizimin e ngjarjes, të cilat kapin shifrën mbi 1 milion e 200 mijë euro, si dhe sasinë e dëmeve të mundshme të shkaktuara nga vendimi për anulimin në mënyrë të njëanshme të raporteve tona kontratuale. I kishim shkruar UEFA-s ditët e fundit për të kuptuar se cilat pika të kontratës nuk respektonim për të justifikuar zgjidhjen e marrëveshjes, pa marrë asnjë përgjigje”.

Të premten në 23 prill, me rastin e Komitetit Ekzekutiv, vendimi do të zyrtarizohet nga Uefa, që duhet të shprehet edhe për situatën në Monako dhe Dublin, dy qytete të tjera që janë planifikuar të presin ndeshje evropiane, por ndaj të cilëve dyshimet mbeten. Kryeqyteti irlandez, në veçanti, shfaqet në fije të perit, pasi zëvendëskryeministri kishte bërë të ditur ditët e fundit se do të ishte e vështirë të garantohej popullimi i të paktën 25% të tribunave të stadiumit Aviva.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *