• |
ide | kryesore

Identifikimi elektronik dhe të dhënat e qytetarëve/ Çfarë do të ndodhë me to pas zgjedhjeve?

-Instant, Lajme, Të fundit



Risi e zgjedhjeve parlamentare të këtij viti do të jetë edhe identifikimi elektronik i qytetarëve. Qëllimi pse është vendosur kjo pajisje identifikuese është për të shmangur votimet e shumëfishta dhe manipulimin e procesit zgjedhor.

Identifikimi elektronik është pajisja më e avancuar teknologjike, e cila do të jetë në qendrat e
votimit, për të garantuar zgjedhje transparente dhe votim të sigurt, duke evituar çdo tentativë për
shkelje ligjore.
Ajo regjistron të dhënat e qytetarëve në mënyrë të inkriptuar dhe përmes databazës së saj, në
përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

Në pajisje shfaqen të dhënat e përgjitshme, fotot dhe qendrat përkatëse ku qytetarët do të ushtrojnë të drejtën e votës. Përmes regjistrimit së të dhënave, pajisja detekton dhe verifikon çdo tentativë për votim të dyfishtë.

Sa i përket të dhënave të regjistruara të votuesve, ato do të përdoren vetëm gjatë procesit zgjedhor për të ndihmuar transparencën dhe do të mbesin në databazën e pajisjes vetëm gjatë kësaj periudhe relativisht të shkurtër. Pasi procesi i votimit të përfundojë, të dhënat personale të qytetarëve do të asgjesohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë.

Përmes kësaj mënyre votimi, Shqipërisa do të sigurojë realizimin e zgjedhjeve të barabarta dhe të ndershme, në transparencë të plotë, duke shuar kështu pretendimet për abuzime gjatë votimeve.

https://www.youtube.com/watch?v=xqqwaRo2X5M



1 Comment

  1. …të dhënat personale të qytetarëve do të asgjesohen, në përputhje me politikat dhe standardet e sigurisë…
    Po cilat jane keto politika? Pse nuk jane publike? Dhe kush do e garantoje zbatimin e tyre? AKSH-i?
    Deri tani kemi pare vetem qeveri qe ben cfare ti doje qejfi me te dhenat e shtetatsve.
    Kush me garanton qe neser shenja e gishtit tim te madh te dores se djathte nuk gjendet ne nje skene krimi?

    Keto pajisjet e “Teknologjise se Larte” ne fakt, vetem lexojne optikisht ne shiritin MRZ (Machine readable zone) te kartes apo pasaportes dhe pastaj gjejne ne database te dhenat e votuesit qe lexuan aty bashke me fotografine. Ky eshte identifikim?
    A e ka provuar njeri nese pajisja lexon nje cope kartoni ku eshte riprodhuar i njejti shkrim si ne MRZ? Se ua ben me te lehte punen atyre qe deri tani mbledhin kartat. Te dhenat ikane nga database i patronazhisteve, printojne ca kartona me te dhenat e atyre qe jane jashte dhe shkojne votojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *