• |
ide | kryesore

John Travolta kujton kërcimin me Princeshë Diana: Ishte si një përrallë

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi në një intervistë aktori John Travolta ka rikujtuar kërcimin e tij me Princeshë Diana.

 

Ai rrëfeu se ishte ftuar nga ish Presidenti i SHBA Ronald Reagan dhe Zonja e Parë Nancy Reagan dhe kërcimi i tyre zgjati vetëm 15 minuta.”Nuk mendoja se do të më kërkohej të kërceja me të. Unë pata nderin dhe mundësinë ta bëja, mendova se do të kishte një arsye. Kështu që, duhet të jepja gjithçka. Por mendo për faktin që unë duhej ta përshëndesja Princeshën Diana siç duhet, t’i kërkoja asaj të kërcejë, të isha i sigurt.Mendoni për skenën. Ne ishim në Shtëpinë e Bardhë  dhe ishte mesnatë. Vetë skena është si një ëndërr. I afrohem, i kap bërrylin dhe e ftoj në një kërcim. Ajo pastaj kthehet dhe më jep atë buzëqeshjen emocionuese, disi të trishtuar dhe pranon ftesën time. Dhe pastaj kemi kërcyer së bashku, sikur të ishte përrallë ” , tregoi Travolta.Gjithashtu ai zbuloi se ishte Nancy Reagan ajo që iu afrua dhe e nxiti të kërcejë me princeshën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *