• |
ide | kryesore

Juventus ka bërë armiq edhe ish-bardhezinjtë: “Më vjen të qesh me justifikimin e Agnellit”

-Instant, Sport



Zbigniev Bonjek, presidenti i Federatës së Futbollit të Polonisë, por njëkohësisht zëvendëspresident i UEFA-s, në një intervistë të gjatë për Corriere dello Sport, dhënë në rrjetet sociale, të mërkurën në mbrëmje është dukur veçanërisht tejet i mbushur, sidomos me presidentin e Juventus. “Jam një njeri i sportit. Për mua vlerat dhe sinqeriteti vijnë përpara çdo gjëje tjetër. Kam lexuar intervistat e Andrea Agnellit dhe kam zbuluar që donte ta bënte Super League për të ndihmuar botën e futbollit. Më vjen të qesh. Ato që kanë probleme ekonomike janë pikërisht klubet atje. Sepse nuk kanë ditur të administrojnë burimet e tyre. Etja për të fituar ka krijuar humbjen e kontrollit mbi llogaritë. Pastaj, më fal, Andrea pse nuk është ndjerë në vitet kur ka qenë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s?”, ka pyetur ish-sulmuesi i bardhezinjve.

Super League, për Boniek, ishte diçka e pakuptimtë: “Do mund të përgjigjesha më mirë nëse do të dija se çfarë do të ishte kjo Super League. Liga e Kampioneve që kemi sot nuk është një Super League? Por ato 12 skuadra ama janë brenda dhe pjesë e këtij aktiviteti. Së bashku me 20 të tjera. Në Ligën e Kampioneve merita sportive është themelore dhe shkon përtej biznesit”, tha Boniek, që theksoi se në këtë luftë nuk ka as fitues e as humbës, ndërsa nga 2024-ta Liga e Kampioneve do të jetë sipas kërkesave të klubeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *