• |
ide | kryesore

Konflikti i armatosur në Elbasan/ Policia: Tre akuza për Arbër Paplekaj, 10 të tjerë në pranga, 1 në kërkim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia jep versionin zyrtar të ngjarjes së djeshme në Elbasan dhe emrat e personave të përfshirë. 11 persona kanë përfunduar në pranga, 1 tjetër në kërkim. Kështu tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu së bashku me Prokurorin e Rrethit që dolën në Konferencë për shtyp në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas konfliktit të armatosur një ditë më parë.


Ndaj Arbër Paplekajt janë ngritur 3 akuza, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.


Të arrestuar 

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për  kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

Në kërkim 

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”  dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

DEKLARATA E PLOTË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË ARDI VELIU
Sot, më datë 22.04.2021, shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në kuadër të hetimit në lidhje me procedimin penal nr. 477 të vitit 2021, ekzekutuan urdhrat e ndalimit për shtetasit:

Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë” dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”

Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme ka rezultuar se:
Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, së në rrugën ”Lef Nosi”, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.

Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë një patrullë e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.

Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin
dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik.

Po kështu grupi i personave të ndaluar kanë bllokuar qarkullimin e automjetit fuoristradë ML
të drejtuar nga shtetasi M. G., duke i prerë rrugën, marrë çelësin e automjetit. Ndaj këtij shtetasi dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan.

Gjithashtu këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike.

Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme “Shqiponjat”, Xh. S.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” .

Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës. Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga grupi i posaçëm hetimor vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Policia e Shtetit do vijojë me forcën e ligjit për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë.

24 Comments

  1. Atehere duhet te ngrihet akuze edhe ndaj policeve per favorizim te pengmarrjes, mospermbushje te detyres, shkelje te betimit dhe perfundimisht shperdorimi i detyres me pasoje lejimin e ndodhjes se vrasjes. 4 vepra te renda penale te veteprovueshme, Ska nevoje per hetime shtese

    1. Per sa kohe eshte ne krye te policise nje gjallese qe doli ne pergjimet e Ndraghetas i korruptuar me mish Derri kjo situate keshtu do jete, ai do vazhdoje jete ushtar i bindur i Rames dhe do beje gjithcka qe te rrine ne pushtet.

      Edhe pse kishte 10 police Shqiponje dhe 2 Nendrejtora Policie, lejuan situaten qe te precipitonte ne agresion nga bandat qe levizin me makina te blinduara pa targa, e qe Elbasani i njeh mire kush jane

  2. Po ku ishte policia kur Xhaferri u largua ???
    Policia eshte pale me krimin .
    Te dhjefsha ne polici , Rama te Q.R.

  3. Dy oficere policie dhe police te tjere,ishin ne vendngjarje pa fillu perdorimi i armeve.
    Mos kompetenca dhe pa zotesia e tyre coi ne perdorimin e armeve.
    Perndryshe nuk do t’kishte asnji te vrare e te plagosur,por vetem te arrestuar.
    Policia qe don Edvi n-Edi-Paulin karaxhozi.

  4. O të mjerë.Po ku janë kriminelat që shkaktuan zjarrin.Ku janë policët prezentë.Ju a mbyllët gojën!!!Si ore i morën peng!!!Ata vidhnin votatat e ju ndaloni personat që po parandalonin një krim elektoral??Arrestoni dhe akuzoni për vrasje personin që parandaloi kasahpanë më të madhe.Ça ligji është të ngrihet akuzë ndaj një profesionisti që u vetmbrojt dhe mbrojti të tjerët.Si ngrini akuza ndaj njerëzve të plagosur viktima të kriminelave.Pse ngrini akuzë ndaj vetvetes për neglizhencë dhe paburrësi që latë kriminelat të vepronin mu para fytyrës së policisë!!Po ku do shkoni o të mjerë.Kujtoni se do të jeni të përhershëm???Pse po silleni tamam si antishqiptarë që doni nxisni përplasje të mëtejshme.Harroni që dhe të tjeret që ju i po i keq trajtoni janë shqiptarë dhe burra patriotë.Mos e kaloni më cakun se një ditë do gjykoheni për këto që bëni.

  5. E pranon edhe vete drejtori i pergjithshem i policise se shtetit qe forcat e policise ishin aty kur ndodhi vrasja. Policia i pa 11 personat qe ndaloi, la edhe nje person qe qelloi me armenga njera ane, por te tjeret i iken sepse nuk kishte fushepamje. Personi qe policia ka shpallur ne kerkim, ishte ne vendngjarje apo jo? Sepse nuk po merret vesh asgje. Nese eshte shpallur ne kerkim, si iku? Duhet ta kuptojne te gjithe, se ky person qe komtrollon fb, paguhet me taksat e te gjitheve dhe mban ne koke nje kapele qe ka kushtuar 383 euro qe jane paguar nga xhepat tane. Ky eshte i pari qe duhet paditur per fshehje te provave te krimit

  6. Njëri, Xhuvani shkoi për lesh, policia as e rruan, por u thotë kriminelave vazhdoni të bleni vota, por jetën nuk ju a ruajmë, , nqs ndonjë hundëlesh ju bën përshesh.

    I ka dhi në brekë ai heroi Papleka, këta kriminalucë që bëhen të fortë se i mbron policia.
    Bravo profesionistët!

    1. Ai heroi ishte kokrra e kurves qe iku me vrap si Usain Bolti dhe u dorezua ne Tr.Ai patrioti eshte koqe kari qe do i hapet bytha ne burg per bythen e Bardhes. Ai i ndjeri iku per lesh per Taulant kurven. Te shkretet paguajne qe te mbreterojne kurvat. I di qe po te vertetohen te 3 akuzat ky lepri rri minimumi 20 vjet ne burg. Shkaterroi veten, familjen dhe gjithcka. Plus qe i futi ne siklet robt e shtepise se vet. Ai tani eshte bere pishman si qeni po ce do.

  7. Ja rreshtohen 5 vete aty per te dhene nje konference, duke u fryre si gjela se cili eshte me personi VIP.U duket vetja qe jan burra te mire dhe nuk u vjen turp si ndodhin keto ngjarje per faj te tyre.Keta jan me bastarde se ata qe moren pjese ne ngjarje, se po te kryenin detyren me pergjegjesi nuk do tmerrohej nje qytet, sikur te ishim ne epoken e kaubojsave.

    1. per ti bere mutin mu ne koke jane

      ne sy te tyre qellohen me pistolete nga kriminele dhe cuditerisht kiin bashke me makinat e blinduara po ne sy te tyre

      polici e edi rames dhe tao balles

      mutin mu ne koke

      1. Le tja rrisi Gaz Bardhi tani kalamajte se vete s’ben dot gje se I bie bythes. E mori ne qafe te shkretin dhe PD.Nese kishte PD ndonje mundesi te fitonte votat e te pavendosurve sic po bente tani ne fund ky e shkaterroi. Ky bytheci e preu ne bese Pd ,Bashen dhe per me teper kete policin

        1. Femijet e tij do rriten, por duhet tja rrite shteti pasi ka qelluar duke mbrojtur veten.

          Respekt per Papleken dhe koleget e tij!

          Ndersa ti fugshqyer i vogel, me se do i rritesh femijet, me leket qe merr nga fuga apo tao balla??

          Ju fugshqyerit e ripjelljes jeni ne sherbim te Ramutit, edhe femijet ua ben partia

  8. Ai heroi ishte kokrra e kurves qe iku me vrap si Usain Bolti dhe u dorezua ne Tr.Ai patrioti eshte koqe kari qe do i hapet bytha ne burg per bythen e Bardhes. Ai i ndjeri iku per lesh per Taulant kurven. Te shkretet paguajne qe te mbreterojne kurvat. I di qe po te vertetohen te 3 akuzat ky lepri rri minimumi 20 vjet ne burg. Shkaterroi veten, familjen dhe gjithcka. Plus qe i futi ne siklet robt e shtepise se vet. Ai tani eshte bere pishman si qeni po ce do.

  9. Le tja rrisi Gaz Bardhi tani kalamajte se vete s’ben dot gje se I bie bythes. E mori ne qafe te shkretin dhe PD.Nese kishte PD ndonje mundesi te fitonte votat e te pavendosurve sic po bente tani ne fund ky e shkaterroi. Ky bytheci e preu ne bese Pd ,Bashen dhe per me teper kete policin

  10. Si fabula e ujkut me qingjin.
    Mortja o shtet karakurve qe lejon shit blerje te votes dhe delet vriten.
    Nuk ndodh ne Kosove . Asnje lajm.
    Edrama sot per sit mund te them se jete fundi i ketij tranzicioni tragji-komik. Turp ti vije 2 m burre Turp.

  11. Cdo qytetar ka te drejt te ndaloj ose te pengoj ose te arrestoj personin ose personat qe kane kryer ose po kryejn nje veper penale.
    Po nese kap nje hajdut qe po te vjedh shtepin dhe ti e mban aty sa te vij policia ,cfare quhet kjo heqje e paligjshme e lirise,😂😜u fryfsh ne byth thuaj atij te policise.

  12. Ne kete ngjarje pranohet nga vete KRYEPOICI qe policia ishte e pranishme .Dhe u sulmuan me arme denoncuesit e blerjes se votave. Kishte plot prova ne vendngjarje, dhe ju si polici lejuat qe Kel Xhaferri me shoke te qellonte dhe te largohej nga vendngjarje me ju aty prezent!

    Per cfare flisni me??? Cfare ben policia??

    Keta njerez qe ju i quani struktura qellimisht me prapamendim, jane vullnetare dhe po bejne nje pune te lavderueshme ne mungese te punes tuaj dhe nen bashkepunimin tuaj me krimin zgjedhor per llogari te Edi Rames

    A ka Edi Rama struktura ne PS??
    Porse ne PS kane per qellim te vjedhin pra te kryejne nje krim, ndersa njerezit e PD jane aty per te parandaluar nje krim si qytetare te lire dhe te pafrikesuar nga kriminele qe ju i lini te lire!

    Cdo qytetar ka te drejte te lajmeroje policine per ngjarje kriminale perndryshe mund te denohet per moskallzim krimi z kryepolic Ardi Veliu

    Ligja nuk i ndalon qytetaret te mbrojne vetveten e as te denoncojne krimet.

    Jeni bere bashkepunetor ne krim Z. Kryepolic.

    Jeni patetike!

  13. Sipas policis ,Kesaj i thone le te blejn vota ju nuk keni te drejt ti ndaloni se quhet heqje e paligjeshme e lirise se atij qe po kryen nje krim elektoral,kjo wshte per te qeshur😂🖕

  14. Nese ju jeni perfaqesuesit e policise qe duhet te mbroni Shqiperine dhe Shqiptaret , atehere rrofte Pablo Eskobari .
    E dhimbshme qe po e them por nuk mund te rrija dot pa e thene , se na keni plas shpirtin o kriminela me uniforme . Me i sigurt ndodhem prane nje mafiozi sesa prane nje polici apo gjykatesi . Per me shume degjoni kengen e Fabrizio de Andre’ me kengen Don raffae’ , eshte shume kuptim plote per periudhen qe po kalojme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu