• |
ide | kryesore

“Kukull e Berishës dhe Metës”/ Basha i përgjigjet Ramës: Je bërë satelit rreth meje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur akuzës së kryeministrit Edi Rama se është “kukull” në duar të Berishës dhe Metës.


“Kryeministri në ikje merret gjithë kohës me kandidatin për kryeministër dhe s’ka asnjë përgjigje për një pyetje: Kishe 8 vite pushtetin dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetë, pse i shmangesh, siç i është shmangur kërkesës time për debat. Rama do të na tërheq në një betejë që është për mua dhe për të, por në fakt nuk bëhet as për mua as për të.


25 prilli bëhet nëse do ti japim vendit mundësitë e investimeve, që do të ulen taksat, që të mos jemi në krye të listës së botës për çmimin e naftës, do subvencionojmë fermerët, a do të arrijmë të mbajmë këtu të rinjtë. Këto janë dilemat që shqiptarët mund ti përgjigjen më 25 prill. Do vazhdojnë edhe 4 vite të tjera të mbushura me dështime? Gjithë fushata ime është fokusuar te e vërteta e thjeshtë: Nuk bëhet për mua as për Ramën por për qytetarët.

Më bukur se kjo nuk e tregon asgjë gjendjen në të cilën ndodhet ai që e di që e pret humbja në 25 prill. Kryeministri në ikje merret gjithë kohës me kandidatin për kryeministër dhe ska asnjë përgjigje për një pyetje: Kishe 8 vite pushtetin dhe nuk mbajte asnjë premtim të vetë, pse i shmangesh, siç i është shmangur kërkesës time për debat.

Të shpjegojë se çfarë ka barë ai në 8 vite dhe se çfarë do të bëjë unë në 4 vitet e ardhshme. Kjo është fushata e vetme ku kryeministri është kthyer në satelit të kandidatit për kryeministër. Merret me flokët e mia, si fus unë këmishën në pantallona”, – u shpreh Basha.

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu