• |
ide | kryesore

Presidenti rus Vladimir Putin i tregon Perëndimit “vijën e kuqe”

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përdor tone të ashpra në adresë të Europës dhe të SHBA-së: Ai akuzoi Perëndimin se po bën përpjekje për përmbysje në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. Njëkohësisht ai paralajmëroi në rast se kapërcehet „vija e kuqe”. “Organizatorët e çfarëdolloj provokimi, që kërcënon interesat thelbësore të sigurisë sonë, do të pendohen për veprat e tyre, ashtu siç nuk janë penduar prej kohësh”, deklaroi Putin në fjalimin e tij vjetor në Moskë drejtuar kombit.

Paralajmërimi i Putinit vjen në kulim e përforcimit masiv të pranisë ushtarake ruse në afërsi të Ukrainës. Javët e fundit atje në mënyrë të përsëritur ka pasur shkelje të armëpushimit vendosur në konfliktin disa vjeçar mes separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të armatosura ukrainase. SHBA dhe aleatët i kanë kërkuar Kremlinit që të tërheqë trupat. Rezervat e Ukrainës dhe të Perëndimit në sfondin e përforcimit të trupave në rajon Moska i ka hedhur poshtë duke deklaruar, se askush nuk kërcënohet dhe se Rusia është e lirë t’i angazhojë forcat e veta të armatosura në territorin e saj. Njëkohësisht iu adresua një paralajmërim autoriteteve ukrainase, që të mos tentojnë të rivendosin me dhunë kontrollin në zonat e kryengritësve, sepse Rusia do ta ndjejë veten të detyruar të ndërhyjë: Përgjigja e Rusisë do të jetë asimetrike, e shpejtë dhe e ashpër, tha ai.

Atentat i planifikuar ndaj Lukashenkos?

Duke folur para qindra përfaqësuesve të politikës, ekonomisë, kulturës dhe religjonit Putin iu referua edhe situatës në Bjellorusi. Në këtë kontekst ai vuri në dukje, se së fundi është shmangur një atentat i planifikuar ndaj kreut të shtetit bjellorus, Aleksander Lukashenko. Ai kritikoi gjithashtu, që Perëndimi deri më sot nuk ka reaguar ndaj këtyre akuzave. Shërbimi i brendshëm informativ i Rusisë, FSB dhe kundërzbulimi KGB në fundjavë kanë demaskuar në Bjellorusi plane për përmbysje duke njoftuar arrestimin e dy të dyshuarve, ndër ta një person me pasaportë të SHBA-së.

Mund të ketë këndvështrime të ndryshme ndaj politikës së Lukashenkos, tha Putin, por „plane për vrasje politike, ndër to edhe të funksionarëve më të lartë – është diçka që shkon shumë larg. „Me këtë janë tejkaluar të gjitha kufijtë”, u shpreh kreu i Kremlinit. Ai kujtoi, se në Ukrainë në vitin 2014 u rrëzua ish-presidenti Viktor Janukoviç, i cili për pak „do të ishte vrarë”. Janukoviç, shpëtoi duke shkuar në Rusi. Udhëheqja ruse akuzon vazhdimisht Perëndimin, se po nxit revolucione në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik – me qëllim që të rrëzojë qeveritë, të cilat nuk i pëlqejnë. /DW/



1 Comment

  1. KUJDESNI,ME MENAZHIMIN SE ASKUSH NUK ESHTE PA PERGJEGJSI NE KETE BOT PER GJITHcKA QE NDOLL PARA SYVE TAN,GJITHKA KA KOHEN E ZHVILLIMIT VET QE PO I KALOJ KOHA BEHET KOSTO PER GJITH NESE HESHTIM thotë:

    NE SHEKULLIN E FUNDIT U BEN PADREJTESI QE STIMULUN KONFLIKTE,KURSE KY DUHET JET SHEKULLI SHUARJES TYRE DHE SHPREHJES NATYRALITETIT NJERZOR,KU SEJcILI DON TE DREJTEN HAKUN PER VETEN E VET DHE URREN PADREJTESI TI BEHET,DHE NJERZIT PRITET TE RRISIN NDERGJEGJSIMIN E DOMOSDOSHMERIVE,QE TE PRANOJNE NE MENYRE TE NDERSJELLT EDHE PER TJERET SI PER VETEN ,SI GARANTE E BURIMIT TE GJITHA TE MIRAVE NDER NE,PERDERI SA TE KEQEN SE DESHIRON ASNJE ,PER NJE GJE QE SE PRANOJN NDAJ VETES TE NA NDOLLIN PERSE TA PRANOJM DHE TE PAJTOHEMI NE GRUPE TUA SJELLIM TJEREVE,NDOLLEMI NE VETZHGEMIM VETSHKATRRIM ,PO I SHERBEJM NDAJ TJEREVE KU NJEKOHESISHT NUK PRANOJM TE NA NDOLLIN SE PADISKUTIM NA PERFSHIN E KEQA GJITHEVE KY ESHTE KULMI,KETO JAN ZEMRAT E VDEKURA NGA MEKATI QE U KA IKUR NDJESHMERIA PER MESHIR NDAJ VETES DHE GJALLEROHEN ME MENDIME FJAL VEPRA TE MIRA VETEM SI THOT I MALLI ZOT,SHPRESOJ QE TE GJITH TA DUAN VETEN QE TE MOS ZHGENJEHEN,DUKE VEPRUAR PER TJERET SI PER VETEN E TYRE,SHPRESOJ SE LOGJIKA SHENDOSHE TEK NJERZIT DO TRIUMFOJNE MBI EGON E SEMURE, ISHALLA I MALLI ZOT BAN MREKULLI MBI KET RAc NJERZORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *