• |
ide | kryesore

Rama u bën bisht akuzave për blerje votash: Të presim drejtësinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama është shmangur i vënë përballë videos së Maqellarës ku është ndalur një makinë me para për blerje votash. Në emisionin “Opinion” Rama tha se për këtë ngjarje duhet të pritet “të flasë drejtësia”.


“Policia ka shkuar sapo është marrë informacion dhe ka shkuar edhe prokuroria. Ata personat tani janë në prokurori. Kjo është një çështje e drejtësisë. Ajo që shqiptarët duhet të shkelmojnë me forcë në 25 prill bashkë me strukturat militare. Ajo që mua më habit është që bëni të njëjtin gabim që jepni vendimin ende pa u sqaruar. Ajo që ka ndodhur më e rëndë në 2021 është që është ngritur një strukturë paramilitare e armatosur dhe që sipas zotërisë edhe mund të vrasë” – tha Rama.


Por kreu i qeverisë përdori një standard të dyfishtë për ngjarjen e Elbasanit ku u vra Pjerin Xhuvani kury menjëherë dha verdiktin e tij.

“Ajo që dimë me siguri është që ka një Strukturë të Organizuar që është pranuar nga Partia Demokratike dhe që kjo ka vrarë një njeri dhe ka plagosur një efektive policie. Ata që bëjnë këto akuza i kanë duart me gjak. Është vrarë një njeri dhe është plagosur një efektive policie. Unë nuk e parapërfytyroj dot këtë nëse do të ishte në invers. Nëse Taulant Balla do të mbante një fjalim para kufomës dhe të thoshte po ne kemi armë. Sot do të digjej Shqipëria” – tha Rama. ©LAPSI.al

7 Comments

  1. O legen o legen!!!
    Si ke surrat me justifiku kriminelet e Elbasanit,kur ti je shkaku kryesor i ketyre ngjarjeve.
    Vodhe ne 2013-ten,vodhe ne 2017-ten,dhe pretendon se je i besueshem???Ti je hajduti i zgjedhjeve duke i ble ato me lek.Pra asht ma se e arsyshme qe te kishte mbrojtes te votave n’terren nga opozita,perndryshe do t’perseritet 2013 dhe 2017.
    Policia e shtetit asht pa fuci N’Elbasan,kur ne prezence te tyre vriten njerez.Si e mbrokerkan popullin nga kriminelet e armatosur neper rruge.Si t’a quajme kete???
    A jemi ne te sigurte diten qe do t’shkojme me votu’???

  2. Ky jo vetem ka vjedhur votat, por ka vjedhur gjithe buxhetin e shtetit. Ky ka genjyer ne cdo premtim. Sfidoj kedo qe te thote nje premtim te mbajtur te Rames. Ky i premton se do i legalizoje dhe thote qe t’i prishim pas zgjedhjeve. Jane 100 mije ndertime pa leje qe presin legalizimin dhe do prishen. Besojeni dhe votojeni dhe per me teper SHITENI VOTEN. Ate qe do ju jape per voten, do jua marre per dy dite.

  3. Ti pret drejtesine sepse e di qe drejtesia eshte thjeshte nje organizate e partise socialiste.

    Ti prirte drejtesine e korruptuar, por populli do ta beje drejtesine vete kete radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu