• |
ide | kryesore

Rusia në konflikt me të gjithë, paralajmëron se do të hakmerret ndaj Çekisë

-Instant, Lajme, Planet



Ministria e Jashtme ruse tha të enjten se do të hakmerret ndaj çdo veprimi të Republikës Çeke ndaj personelit të ambasadës së Rusisë në Pragë.

Komentet që u transmetuan nga agjencia ruse e lajmeve RIA, pasuan kërkesën e Republikës Çeke që Moska të lejojë kthimin e 20 pjesëtarëve të personelit të ambasadës çeke të dëbuar nga Moska deri të enjten në mesditë, ose të përballet me dëbime të mëtejshme të diplomatëve të saj nga Praga.

Ministri i jashtëm çek, Jakub Kulhanek, që sapo është emëruar në këtë post, tha se Praga do të barazojë personelin në ambasadat përkatëse të vendeve nëse Rusia nuk lejon kthimin e diplomatëve çekë.

Praga dëboi të shtunën më 17 prill 18 punonjës rusë, të cilët i identifikoi si oficerë të zbulimit, pasi tha se dy spiunë rusë të akuzuar për një helmim me agjent nervor në Britani në vitin 2018, ishin përgjegjës për një shpërthim të mëhershëm në një depo municionesh në Çeki që la pas vetes dy të vrarë.

 

 

Rusia mohoi akuzat dhe Kremlini i quajti veprimet çeke “provokuese dhe jomiqësore”.

Rusia u hakmor duke urdhëruar dëbimin e 20 punonjësve nga ambasada çeke në Moskë, e cila është më e vogël se ambasada ruse në Pragë.

Ministria e Jashtme Çeke tha se numri i diplomatëve të saj në Moskë ka rënë në 5, plus 19 punonjës të tjerë, pas raundit të parë të dëbimeve. Ambasada e Rusisë në Pragë tani ka 27 diplomatë dhe 67 punonjës të tjerë, tha ajo.

Të dy vendet kanë një numër të vogël të personelit nëpër konsullatat në qytete të tjera.

Jakub Kulhanek u emërua ministër i jashtëm i vendit të mërkurën në një ceremoni me presidentin çek Milosh Zeman, dhe kryeministrin Andrej Babish.

/REL



1 Comment

  1. KUJDESNI,ME MENAZHIMIN SE ASKUSH NUK ESHTE PA PERGJEGJSI NE KETE BOT PER GJITHcKA QE NDOLL PARA SYVE TAN,GJITHKA KA KOHEN E ZHVILLIMIT VET QE PO I KALOJ KOHA BEHET KOSTO PER GJITH NESE HESHTIM thotë:

    politikanet kan nevoj perpushime ,se ndoshta marrin optimizem psikologjik ,t, nuk i shohim te flasin sipas domosdoshmerive,por interesit,,ku nuk din as far mendojn flasin dhe as veprojne,pergjegjsit as pasoja, te keqes i din vetem emrin dhe ,ta veprojn por qe i perfshin dhe ato brenda nuk mendojn,te prollojn arm shkatrrimi ne mas kunder tjerve prollojn dhe ker cenus jan ber ,por qe mund te shkatrrohen edhe ato bashk me to ket nuk e mendojn ,e duan veten jeten de drejtat e tyre por kur shkatrrojn tjeret kan shkatrruar dhe veten e tyre ka shum per tu then ne permblelljen e nevojes per qetsi pushim optimizem psikologjik dhe llogaritjen e veprimeve te veta ne pasqyren e te VERTETES ,TE mallit ZOT PERPARA SE TUA DHOGARISIN AI,NUK ESHTE FUQIJA QE ZGJILL PROBLEMET DESHIRAT,AS TEKNOLOGJIJA,,PROBLEMET DESHIRAT ZGJILLEN ME DREJTESI HAK ,KUR KALOHEN KETA VIJA TE KUQE,NGA GJINIJA NJERZORE ATEHERE ,TE HARROJNE SE MUND TE PERFITOJNE GJE TE DOBISHME NGA ASKUSH ME SHUM DHE ME PAK SE SA JU BEJNE TJEREVE,SI DOBI SI DEM SEPSE KESHTU U KRIJUAM TE SHIJOJME ATE MENDIM FJAL VEPER QE BEJME NE DY BOTET,SA LARG JEMI TE MIRES ,DHE SA AFER MBRRIM NESE ANGAZHOHEMI DHE I SHERBEJM ASAJ ,ASKUSH TE MOS PERAKTOJN ARMIKUN SEPSE ,ARMIK TE VETES SEJcILI KA EGON PER PUSHTET PARA,KJO EGO NESE E DISIPLINOJM PERMES TE DREJTES HAKUT NE BEHEMI GJITH VLLEZER FJALA ARMIK HARROHET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *