• |
ide | kryesore

Sekuestrimi i serverit të Lapsi.al, Meta reagon pas vendimit të Strasburgut: Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas vendimit të Gjykata Europiane të të Drejtave të Njeriut, Presidenti Ilir Meta ka reaguar duke përmendur një tjetër deklaratë të bërë nga “Transparency International” lidhur me çështjen e të dhënave personale të qytetarëve që pretendohet se po përdoren në fushatë nga Partia Socialiste.

Ndërkohë kreu i shtetit sjell në vëmendje dy kërkesat zyrtare që i ka përcjellë SPAK për nisjen e hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale që sipas tij janë “në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste”, teksa thekson se kërkesat e tij “kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni”.

“Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë”, shkruan Presidenti Meta.

Deklarata e plote e Metes.

“Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, një tjetër institucion prestigjoz ndërkombëtar ngre alarmin.

Transparency International, thotë: “Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës”.

“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e Qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre”.

Dy kërkesat zyrtare që Presidenti i Republikës i ka përcjellë SPAK për nisjen urgjent të hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste, si dhe për intensifikimin e hetimeve, kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni.

Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë.



4 Comments

  1. bravo strasburgu. sa per like floririn, boll na dole ne medja se na e shpife o cop muti njeri, o hajdut qe je kap me presh ne dore, ca mut presidenti je ti, si ka mundesi qe burrin e monikes e quajn akoma president. ti ke dal ne fushat e ben si cop idjoti i marre e me cregullime psiqike sa her del ne televizor, ben fytyra skizofreni o like ngordhja. te pafshim ne burg

  2. deri dje me dukej rama si skizofren. like floriri ja mori ne kthes. vec kur shikon ca fytyra prej psikopati i dal kpmplet mendhs, si gogol per te tremb femijet. tipik majfoz qe e ka kap paniku i humbjes se gjes se vjedhur. Luli duket me normali.

  3. Ore dakord ky Iliri ka vjedhur dhe e ka kap paniku i humbjes se gjese se vjedhur. Po ky Rama mor vlla si nuk ka frike??????? Ky qe vjedh diten per diell 40 MILION EURO per 2 km asfalt.

    Rama e dogji vendin per bllokun e Likes per 700,000 Euro dhe e mori Liken ne dhe bashkeqeverine.
    Rama jo vetem qe vjedh leket por ky po na dehumanizon si njerez me heqjen e lirive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *