• |
ide | kryesore

Shehi, mëdyshje skemash: “Danso, deri kur të them unë”

-Instant, Sport



Në Niko Dovana nuk bëhet më fjalë për një ndeshje për tre pikë, sepse nga Durrësi kalon ekzaktësisht rruga për në Europë për Tiranën. Bardheblutë besuan vetëm dy javë më parë se mund të kishin në këmbët e tyre shansin për të mbrojtur titullin, por dy barazimet e dy javëve të fundit i humbën 4 pikë ndaj Teutës kryesuese, me të cilën janë aktualisht 9 distanca larg dhe ndaj tyre luajnë një pjesë të fortë të ambicjeve për tu prezantuar në Europë. Orges Shehi e di mirë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe shkon në këtë përballje me një kontigjent të plotë, duke përjashtuar këtu vetëm Danson që është i pezulluar nga klubi deri në një njoftim të dytë, ose më saktë deri kur ta mendojë të përshtatshme tekniku.

Dilemat e vetme të Shehit vërtiten rreth modulit të lojës. 3-4-3 i aplikuar kundër Kukësit është konsideruar test i kaluar nga tekniku i Tiranës, ashtu si prova e Elton Kale. Braziliani ka përballuar 90 minutat dhe kandidohet për një vend në krah të Seferit e Torassa në sulm. Pjesa tjetër e skuadrës nuk do të ketë me shumë mundësi asnjë ndryshim nga ndeshja e fundit, pavarësisht se idea e pesë mesfushorëve e tenton shumë Shehin, me Ismailgecin e Tosevskin që garantojnë mbulim të madh për daljet e anësorëve të Teutës. Tekniku megjithatë do të vendosë vetëm në fund, duke parë edhe gjendjen e të tijve, në kohën kur natyrisht i frikësohet ndonjë dëmtimi që mund ti prishë planet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *