• |
ide | kryesore

Shpërthim i fuqishëm në bazën sekrete të Izraelit

-Instant, Lajme, Planet



Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur  të martën në një bazë të sekrete të Izraelit. Shpërthimi ndodhi gjatë një ‘prove rutinë’ nga fabrika Tomer, e cila zhvillon armë dhe lloje të ndryshme raketash.

Qytetarët që ishin dëshmitarë të ngjarjes thanë se dëgjuan një shpërthim dhe panë një re të madhe tymi që mbuloi vendin. Fabrika e Tomer ndodhet në Izraelin qendror, dhe në afërsi të zonave të banuara.

Kompania prodhon raketa për përdorim nga IDF( Forcat e Mbrojtjes së Izraelit) dhe sistemet e tjera izraelite të mbrojtjes. Ata janë prodhuesit e sistemeve të përgjimit të raketave izraelite Arrow 4.

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes po hetojnë shkaqet e shpërthimit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *