• |
ide | kryesore

Skandali me patronazhistët/ Reagon Transparency International: Alarmuese!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Autoritetet shqiptare duhet, pa ndonjë vonesë të mëtejshme, të përcaktojnë nëse partia në pushtet mori të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat qeveritarë”, thuhet në një reagim të Transparency International sot.

Në deklaratë thuhet se Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) duhet gjithashtu të hetojë urgjentisht nëse partia në pushtet abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitore gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës.

“Në 11 prill, një portal mediatik shqiptar publikoi një bazë të dhënash që përmban të dhëna personale dhe informacione private të 910,000 individëve, të supozuar të mirëmbajtur nga Partia Socialiste në pushtet.

U zbulua – dhe që atëherë u konfirmua – se patronazhistëve u ishte caktuar që të ndiqnin votuesit dhe preferencat e tyre politike. Komentet shtesë, të regjistruara nga patronazhistët, raportohet se detajojnë ndërveprimet e tyre me qytetarët, me disa raste që arrijnë deri te frikësimi i mundshëm i votuesve”, thuhet në reagim.

Daniel Eriksson, Drejtori Ekzekutiv i Sekretariatit të Transparency International tha se dështimi për ta hetuar çështjen do të “hedhë një hije mbi zgjedhjet e së dielës.”

“Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një tendencë alarmuese të vjeljes së të dhënave personale për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Nëse vërtetohet akuza se partia në pushtet ka mbajtur një databazë të përbërë nga informacione personale dhe private të marra në mënyrë ilegale për 910 mijë votues, kjo do të përbëjë jo vetëm thyerje të të dhënave por edhe thyerje të besimit publik,” deklaroi ai.

“Është e pakuptueshme se si zyrtarët e qeverisë kanë nënvlerësuar seriozitetin e këtyre zbulimeve,” shtoi ai. “Dështimi për të hetuar dhe dënuar keqbërjet do të hedhë hije dyshimi mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Ne i bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë të mbajnë shënim këto probleme si pjesë e vlerësimit të tyre,” deklaroi Eriksson.

Marrja e të dhënave personale dhe ndjekja e çdo votuesi është përshkruar si një praktikë normale pune nga politikanë të ndryshëm socialistë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.



4 Comments

  1. A e din Transparency Internacional se ky veprim monstruoz i PS-se eshte ne vete ADN e saje?

    A e din Transparency Internacional se modelet dhe zyrate e Gestapos e te STASIT jene transferuar
    ne modelet dhe zyrat e PS dhe rilindjes?

    A e din Transparency Internacional se kemishemavite ashtu si kemishezinjte njeriun e konsiderijne
    numer , se ne kartat e identitetit ashtu si mbi shpinen e hebrejve ne kampet e perqendrimit do te
    donin te kishte vetem numra dhe pas cdo numri te vihej nje patrozhanist.

  2. Alarmuese?????
    Kemi Udheheqesin qe eshte krenar dhe e deklaron publikisht ne mes te Tiranes!

    Ku piet Udheheqja per ju more imperialiste imorale!

    Rrofte miqesia shqiptaro-koreanoveriore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *