• |
ide | kryesore

Tension në Maqellarë/ Akuza për blerje votash, të rinjtë kontrollohen nga përfaqësuesit e PD

-Instant, Lajme, Të fundit



Vazhdon të jetë e tensionuar situata në Maqellarë të Dibrës ku përfaqësues të PD-së kanë bllokuar një makinë pasi pretendojnë se po shpërndahen para në këmbim të votave.

Në videot e publikuara në rrjetet sociale dëgjohen qytetarët të thonë: “Ja ku janë lekët“. Pas presionit të përfaqësuesve të PD-së personat e bllokuar kanë dalë nga makina.

Personi në foton e mëposhtme dhe një tjetër janë shoqëruar nga Policia e Dibrës, shkruan panorama.com.

Përfaqësuesit e PD bllokojnë mjetin në Maqellarë: Po shpërndan para në këmbim të votave

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë pasi pretendojnë se po shpërndan para në këmbim të votave.

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kandidati demokrat për Dibrën Xhelal Mziu. Siç mund të shihet nga kjo video përfaqësuesit e PD-së kanë bllokuar makinën, duke mos lejuar qarkullimin e saj.

Në vendngjarje vihet re prania e kandidatit Xhelal Mziu dhe e efektivëve të Policisë së Shtetit. Ndërkohë nuk ka ende një informacion zyrtar lidhur me pretendimet e demokratëve.

Klima politike në vend duket e tensionuar një ditë pas përplasjeve në Elbasan, ku u vra me armë zjarri militanti i PS-së Pjerin Xhuvani.

 



16 Comments

    1. Ky lloje terrorizmi çë po bën Lulzim Basha duhhet te marre fund thotë:

      Po çfare Jane Keta terroristat çe ndalone makinate njerzeve po ku jemi ne ketu shteti duhet ti fuse në burg keta banditet po si kercenone lirija e njerzve në kët lloje menyre po ai çë të shet voten ai ose nuk del fare te votoje ose nuk eshte me as kend keta banditet te Lulzim Bashes Sali Berishes dhe ilir Metes duhet ndaluare

      1. Mos mbani ne xhep me shume se 50 mij lek. Se do ju akuzojn per blerje votash.
        Mblidhni mendjen o njerz.
        Kthejani njeher thiken vetes. Cfar do benit tiu ndalonte e tu kercenoj ne mes te rruges nje grup njerzish.
        Qetesohni qetesohuni.

    2. Vritini digjini si minjt ne makin. Ca rendesie ka kan apo jo lek a matrial zgjedhor. Mjafton te jen shqiptar.
      Me pas te bej dhe pala tjeter te njejten gje.
      Dhe keshtu pa fund deri sa mos te ngel kemb njeriu.
      Militant te qelbur

  1. KA FILLU VJEDHJA NGA PS-JA.
    Hapini syte popull,po perseritet 2013-ta dhe 2017-ta.
    Edhe dy dite durim dhe diskriminimit,ofendimeve,perdhosjeve,shantazheve e percarjeve do t’i vije fundi.
    Me 25 PRILL fitojne SHQIPTARET, dhe jo qytetaret e kategorise te pare apo shpellaret e kategorise te dyte.

  2. Mos ja fut kot, kjo nuk quhet vjedhje, por blerje. Dhe turp duhet te kene si ato qe e blejne voten ashtu dhe ato qe e shesin ate.

  3. Dhe Rilindasit qe na shesin brockulla neper media e thone se partite e tjera vjedhin/blejne vota e jo PS se eshte parti e pare

  4. Qe ketu e kupton se keto zgjedhje jane te destinuara te deshtojne .
    Nuk ka sesi dhe nuk mund te ndodhte ndryshe , kur nje njeri pa moral si i gjati ine e kerkon pushtetin me çdo kusht . Kerkon ta mbaje pushtetin duke e blere , duke kercenuar , duke bere pakt me krimin . Eshte kail te beje pakt edhe me djallin vetem e vetem te qendroj ne pushtet . Sa turp dhe sa poshte kemi rene si komb , por jo per faj te Shqiptareve por per faj te elites se saj . Ky komb u formua nga shume faktor por nje nder me te rendesishmit ishin rilindasit e vertete qe shkrine pasurine e tyre per ta krijuar , ndersa sot po elita (pseudorilindase) po po shet shqiperine per te bere pasuri .

  5. Eshte e habitshme ku ka degraduar opinioni i gjere publik!
    Ne vend te te denoje veprimet e rilindasve me makina me para denon veprimin e atyre qe i demaskojne ose dekonspirojne e mediat.
    Pra fajin nuk e kane krminelet e hajdutet, e kane ato qe i dekonspirojne!?
    Ky eshte fundi, s’ke c’pret me ne kete vend.

  6. Rrini o shqiptare prane hirit te vatres, mos protestoni per asgje. Mendon Rilindja per ju, madje s’keni pse shkoni tek qendra a votimit, patronazhistet personale votojne per ju.
    Ne vend qe te ushtroje voten, shqiptaret e shesin. Sa turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *