• |
ide | kryesore

Transparency International: SPAK të hetojë nëse PS i përdori të dhënat e E-Albanias për zgjedhjet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Transparency Internation deklaroi se autoritetet shqiptare duhet, pa vonesa të mëtejshme, të përcaktojnë nëse partia në pushtet i ka marrë të dhënat personale të votuesve në Tiranë nga regjistrat qeveritarë.

“Nëse provohen, akuzat se partia në pushtet në Shqipëri ka zhvilluar një databazë të përfituar në mënyrë të paligjshme me informacion personal e privat për 910 mijë qytetarë do të përbënin jo vetëm dhunim të të dhënave por edhe dhunim të besimit të publikut.” deklaroi Daniel Eriksson, drejtuesi i Sekretariatit të Transparency International.

Reagimi vjen kur Gjykata Europiane e të drejtave të Njeriut reagoi shpejt duke ndaluar konfiskimin e kompjuterave dhe celularëve të gazetarëve të portalit Lapsi.al, që denoncoi abuzimin me të dhënat e shqiptarëve.

Sipas Transparency International, SPAK duhet të hetojë urgjentisht nëse partia në pushtet ka abuzuar me burimet shtetërore për të siguruar fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

TI shkruan se më 11 prill, një portal shqiptar (Lapsi.al)  publikoi të një databazë që përmbante të dhëna personal dhe informacion privat për 910 mijë individë, me pretendimin se është përpiluar nga Partia Socialiste në pushtet. U zbulua – e më pas edhe u konfirmua – se votuesve u ishin caktuar ‘patronë’ që gjurmonin preferencat e tyre politike. Komente shtesë, të regjistruara nga patronët, detajonin ndërveprimin me qytetarët, në disa raste edhe me intimidim të mundshëm të votuesve.

Daniel Eriksson, CEO i Sekretariatit të Transparency International, thotë:

“Vitet e fundit, kemi parë një trend alarmues të shfrytëzimit të të dhënave personale për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. Nëse provohen, akuzat se partia në pushtet në Shqipëri ka zhvilluar një databazë të përfituar në mënyrë të paligjshme me informacion personal e privat për 910 mijë qytetarë do të përbënin jo vetëm dhunim të të dhënave por edhe dhunim të besimit të publikut. Një hetim i paanshëm do të kishte qenë në gjendje të përcaktonte shumë shpejt nëse partia i përfitoi të dhënat personale të qytetarëve nga burime qeveritare”. 

Databaza e publikuar përmban emrat e 9,000 ‘patronëve’, shumë prej të cilëve gazetarët i kanë identifikuar si punonjës të sektorit publik, oficerë policie e madje edhe personel ushtrie.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sistemin e ‘patronëve’, por deklaroi se të dhënat janë grumbulluar përmes takimeve derë-më-derë. Sipas Avokatit të Popullit, grumbullimi dhe përpunimi i informacionit sensitiv të parë në databazë është i paligjshëm, para së gjithash.

“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve”,  shtoi Eriksson.

Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre“.



6 Comments

  1. MAVITE I PERDOREN TE DHENAT PER ZGJEDHJE?????????
    JJJJJOOOOOOOOOOOOOOOOOOO …..ESHTE E PAMUNDUR
    PSE QIHEN KURVAT????????? ATO JANE VIRGJERESHA TE PERJETSHME PO NUK BESUAT PYSNI PALLOSHIN DHE BALLEN , OSE ME MIRE ALFRED PEZEN MISTER 1 MILIONSHIN APO MAZNIKUN MISTER BERXOLLA APO 12 RROGSHI

  2. Mos eshte cmendur Transparency International qe kerkon hetim te PS-se nga SPAK ?
    Si mund te hetoje bijeza e Partise nenen e saj te dashur , A nuk eshte bere nje reforme e tere
    ne drejtesi pikerisht per kete gje, te mbroje dhe te shfajesoje aferat dhe krimet e PS-se meme.

  3. Jam i mendimit qe Partia komuniste socialiste Rilindje te ndeshkohet me vota dhe te shpallet e jashtligjshme. Kjo parti eshte provuar te jete nje parti anti-shqiptare perçarese sunduese,diktatoriale dhe eshte vazhdimesia e partise te punes. Po te vini re me kujdes ne sektin e Rilindjes kemi te gjithe llumin anti-shqiptar greko-vlleho ortodoks duke filluar me Spiropallen e skenderbeut,Pelesh preshet,Gjush Dakot,Majkot,Çomot,Bozot,Damian Guru Gjiknuret etc,etc dhe qershia mbi torte cigano vllehu arumun Ramut kokaina. Eshte kjo nje koiçidence apo rastesi?
    E keqja me e madhe e ketij vendi eshte se ne kemi zgjedhur personat e gabuar te na qeverisin. Ne te ardhmen duhet te bejme kujdes qe ata qe duhet te na qeverisin te kalojne neper filtra duke ju pare me pare backgroundin e tyre. Pakicave kombetare qe nuk perfaqesojne shumicen nuk duhet ti jepet liri te pakufizuar.

    1. Neri , perseri je super i sakt ne arsyetim. Sekti antishqipytar mavi duhet nxjerre jashte ligjit.
      Nje variantin tjeter akoma me i shpifur qe po bene palloshi eshte kur nje mysliman konvertohet dhe var nje kryq ne qafe promovohet direkt ne nje drejtori , ministri apo televizion .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *