• |
ide | kryesore

Tsunami infektimesh në Indi, situatë tragjike në spitale, mungon oksigjeni

-Instant, Lajme, Planet



Vala e dytë e koronavirusit në Indi, por sulmon vendin me forcën e një tsunami. Gati 315 mijë raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit shifra më e lartë ditore e regjistruar deri më tani në botë. Vdekjet u rritën me 2104, bilanci më tragjik në vend, që prej shpërthimit të pandemisë. Situata në spitale është e mjerueshme, dhe mungesa e oksigjenit shton shqetësimet për kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor.

“Kërkesa për oksigjen është rritur ndjeshëm. E duke qenë se furnizimet janë shumë të pasigurta e të çrregullta ka shumë tension në sistem”, deklaroi dr. Shiv Kumar, drejtor i Spitalit Apollo.

Një numër pacientësh kanë humbur jetën në pritje të oksigjenit, por shifra e saktë nuk dihet. Rrjetet sociale në Indi janë mbushur me thirrje për ndihmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *