• |
ide | kryesore

Uefa i kundërpërgjigjet ‘rebelëve’: përshpejtohet formati i ri i Champions

-Instant, Sport



“Deri në vitin 2024 ne do të kemi vdekur”. Florentino Perez nuk përdori lojëra fjalësh për të shpjeguar arsyet që çuan në projektin e Super League: thjesht një çështje e mbijetesës. Ky është motivi pse lindi ideja e një formati të ri të Champions që do të garantonte më shumë ndeshje dhe më shumë të ardhura dhe, për këtë arsye, Uefa po mendon ta përshpejtojë atë. Objektivi ideal do të ishte të fillonte që në sezonin e ardhshëm, hipoteza më e mundshme është të fillojë në 2022, ose maksimumi një vit më pas.

Projekti i Champions-it të ri, i sapo shpallur nga Uefa por i mbytur mediatikisht nga stuhia e Super League, parashikon zgjerimin në 36 skuadra dhe një format të ri. Vështirësitë në përshpejtimin e tij janë të lidhura, më shumë sesa me cështje organizative, me të drejtat televizive që janë shitur tashmë për periudhën tre-vjeçare 2021/24 me një numër të reduktuar ndeshjesh krahasuar me atë të formatit të ri. Për këtë arsye, është më e lehtë të imagjinohet se Champions League i zgjeruar mund të fillojë jo në sezonin e ardhshëm, por në 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *