• |
ide | kryesore

Vendimi i Strasburgut/Avokati Matlija shpjegon vendimin e paprecedent të Gjykatës Europiane pro Lapsi.al

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, komunikoi më 22 Prill 2021, vendimin për masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN.

Vendimi u mor pas një kërkesë për pezullim të dërguar në këtë gjykatë nga aplikantët Aramand Shkullaku,  Andi Bushati dhe Lapsi .al të përfaqësuar nga avokati Dorian Matlija. Kërkesa është dërguar mbrëmjen e 19 Prillit 2021, menjëherë pas vendimit të dhënë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila lejonte prokurorinë të sekuestronte kompjuterët, celularët dhe çdo paisje elektronike të redaksisë së Lapsi.al.

Në një intervistë avokati Dorian Matlija, shpjegon  rëndësinë që ky vendim i Gjykatës së Strasburgut ka për lirinë e medias në Shqipëri, që dukshëm sipas vendimit, është cenuar nga veprimet hetimore të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Z. Matlija, përse iu vendosët ti drejtoheshit Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, kur në pamje të parë duket se kemi të bëjmë për një hetim  që i përket çështjeve të brendshme të një shteti?

Nisur nga fakti që  vendimi i  Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lejonte sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, ishte një vendim shumë i rrezikshëm për standardet e lirës së shprehjes dhe konkretisht mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, si dhe për faktin që ligji shqiptar nuk parashikon asnjë mekanizëm për të pezulluar një urdhër të tillë, qoftë edhe duke u ankuar në Gjykatën e Apelit,  e vetmja mundësi mbetej që të kërkonin ndërhyrjen nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Për këtë këtë arsye, unë dhe kolegu im, Theodors Alexandritis,  përpara se të bëhej një dëm tepër i rëndë dhe i pariparueshëm, patëm idenë të ndërmarrin këtë hap të pazakontë.

Në rregulloren e Gjykatës së Strasburgut ka një nen, me nr 39,  që parashikon të drejtën e kësaj gjykatë për të ndërhyrë në masa urgjente kur jemi përpara një rasti ekstrem të shkeljes së drejtave të njeriut. Duke shfrytëzuar këtë nen të Gjykatës  së Strasburgut ne iu drejtuam me datë 18 Prill 21 kësaj gjykatë me një kërkesë për pezullimin e vendimit të marrë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Mëngjesin e së enjtes, më 22 Prill 2021, pra vetëm pas dy ditësh nga dërgimi i kërkesës suaj, Gjykata e Strasburgut del me vendim për masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al,.  Në dijeninë tuaj, ka pasur raste  të ngjashme që Gjykata e Strasburgut ka reaguar kaq shpejt?

Në dijeninë time, masat urgjente nga Gjykata e Strasburgut merren vetëm kur i kërcënohet jeta ose integriteti fizik i personit por edhe për çështje të lirisë së shprehjes. Unë di që deri më tani  ka pasur një rast të ngjashëm. Bëhet fjalë për  çështjen “Sedletska kundër Ukrainës”- kur në vitin 2018  Gjykata e Strasburgut mori një masë të ngjashme. Sedletska  ishte një gazetare ndaj së cilës në Ukrainë u urdhërua sekuestrimi i telefonit,  siç është dhe rasti  që Gjykata në Shqipëri  urdhëroi të sekuestroheshin telefonat, USB, server, CD  e çdo gjë tjetër  elektronike  që mban gazeta Lapsi.al dhe administratorët e saj.

Pa dyshim,  që rasti kundër Lapsit është rast edhe më i rëndë se ai i Sedletskës në Ukrainë, sepse jo vetëm mund të zbulohen  burimet e gazetarit dhe sekretet profesionale të tij, por dhe e lë gazetën pa punë duke urdhëruar sekuestrimin e të gjithë bazën materiale.

Cilat janë veprimet e Gjykatës së Strasburgut për të dalë me një vendim të tillë. Mjaftohet gjykata vetëm me kërkesën e për pezullim të një vendimi  të dërguar nga një palë?

Gjykata e Strasburgut bën veprimet duke verifikuar çdo pretendim të paraqitur nga palët.

Së pari vlerëson dokumentet e dërguara dhe legjislacionin vendas. Më pas merr  kontakte me qeverinë për tu siguruar që situata,  së pari është serioze,  së dyti  veprimi pritet të ndodh menjëherë,  së treti  që nuk ka asnjë mundësi sipas ligjit vendas për ta zgjidhur konfliktin ndryshe. Pasi sigurohet që dëmi mund të vij në çdo çast se nuk ka asnjë mekanizëm mbrojtës ligjor tjetër  dhe që organet shtetërore kanë  vullnetin për të çuar deri në fund vendimin e marrë, atëherë Gjykata e Strasburgut,  nëse  sheh që ka cenim  edhe  të  parimeve të drejtave  themelorë  të njeriut,  në rastin konkret, mbrojta e burimeve të gazetarit si garanci për lirinë e medias, vendosi  të ndërhyj urgjentisht  në punët e brendshme  të një shteti  dhe të frenojë veprimet,  sa po ndodhur dëmi i rëndë dhe i  pa riparueshëm.

A do ta konsideroni këtë vendim të Gjykatës së Strasburgut një fitore të medias në Shqipëri?

Patjetër që po,  por mbi të gjitha është fitore e standardeve  të cilët  sot i vijnë në formën e një leksioni edhe organeve të reja të drejtësisë.

Z. Matlija, një vlerësimin tuaj, ky vendim i Gjykatës së Strasburgut a vë në pikëpyetje hetimet dhe veprimet procedurale të SPAK?

Njësoj si në çështjen “Sedletska kundër Ukrainës”,  patjetër që Gjykata e Strasburgut arriti ta kuptojë që hetimi për një nga skandalet më të mëdha, siç ishte ai i përdorimit të të dhënave personale, kishte mundësi të tjera  dhe  që cenimi i burimit të gazetarëve  nuk ishte aspak i justifikuar.  Kështu që pas këtij leksioni SPAK të shkoj në PS për të marrë serverat ose tek AKSHI apo dhe institucione të tjera që disponojnë këtë databazë.

Z. Matlija, pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, në gjykimin tuaj cili do të jetë fati  i këtij hetimi që ka nisur Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. për të zbardhur përdorimin e të dhënave personale të shqiptarëve?

Nëse ky vendim i Gjykatës së Strasburgut e cila  vendos një masë masë sigurie duke mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, deri në momentin kur çështja të gjykohet në themel nga GJEDN. do të ndikonte vërtetë në cilësinë e hetimet të SPAK, sigurisht që Gjykata  e Strasburgut nuk do të merrte këtë masë.

Është e qartë për të gjithë ata që janë profesionistë të ligjit që SPAK ka shumë mundësi , rrugë ligjore,  për të hetuar këtë çështje. Madje mënyra që ajo nisi këtë procedim penal ishte shumë e mbrapshtë sepse nuk nis hetimi nga sekuestrimi i materiale të denoncuesit publik të  skandalit të përdorimit të të dhënave personale por nga atë që janë  denoncuar, e për këtë ne pamë të gjithë se kishte indicie të mjaftueshme për të kuptuar që databaza ka marë të thëna të fiksuar në servera shtetërore që vetëm shteti i disponon.  Gjithashtu ne pamë që  ata që  emërtoheshin si patronazhistë ishin  vërtetë anëtarë të Partisë Socialiste dhe ka dyshime serioze se vërtetë ata janë ngarkuar më këtë detyrë dhe  kanë përdorur këtë databazë.

Kështu që hetimi detyrimisht  duhet të filloj atje ku është probabiliteti më i madhe ku mund të gjendet e vërteta.

Ky vendim i Gjykatës së Strasburgut është dhe një mundësi  për SPAK që të tregojë një integritet dhe profesionalizëm për hetimin e zbardhjen  e skandalit, ndoshta më të madh i këtij viti, për t’i ardhur për shtat edhe pritshmërisë së gjithë ndërkombëtarëve që i kanë bërë shqiptarët  të besojnë tek ky bast i madh i vendosur për drejtësinë që quhet ndryshe, Reforma  Drejtësi.



6 Comments

    1. ”’ vendimin për masë sigurie, për të mos lejuar sekuestrimin e serverave dhe të dhënave kompjuterike, të medias online Lapsi.al, DERI NE MOMENTIN kur çështja të gjykohet nga GJEDN. ”’

      Pra nuk eshte dhene vendim kundra apo pro sekuestrimit te serverave, por per nje pezullim deri ne momentin kur ceshtja do te shkoje ne gjykate.
      Ky veprim eshte shume i njohur ne jurispudence i cili qyhet ‘ frozen state” deri sa ceshtja te shkoje ne gjykate , sepse gjate kohes se pritjes per gjykim mund te ndondhin veprime me pasoja per njeren apo palen tjeter, per te cilat vendimi i gjykates qe del me vone eshte i pavlefshem.
      Pra me sa kuptoj une NUK KEMI ME NJE FITORE TE LAPSTI , por thjesht nje ‘ ngrirje te situates dhe fakteve’ deri sa GjEDN ta marri ne shyqrtim ceshtjen.

  1. Pra gjykata nuk mori per baze komentet idiote bashke me idete banale te rilindjes se keto ndodhin kudo ne bote dhe eshte dicka normale te dorzoje shteti te gjitha te dhenat konfidenciale partise ne pushtet.
    E per kete arsye fajin e ka LAPSI qe beri publik skandalin se po te mos e bente nuk do merrej vesh dhe nuk do merzitej kush.

    Me sa duket Gjykata e Strasburgut ka nevoje per Reforme te Thelle ne Drejtesi, ambasadoret duhen te flasin e te marrin masa kunder kesaj Gjykate pasi qartazi jane njerez te Saliut.

  2. Kur themi SPAK nenekuptojme Edvin Rama, kur themi Edvin Rama nenkuptojme SPAK.
    Turpi i botes! As ne Afrike nuk ndodhin keto skandale.

  3. Drejtesia e Re , nje tufe komunistesh apo me mire te themi kriminelesh qe po ja heqin dhe ato tulla qe kishte ketij shteti dhe kesaj drejtesie duke sherbyer si paramiliatre te Rilindjes.

    Robt mu ne pish me Drejtesi te re, me prokuore, me ambasadore qe vetem bejne show.

    Ketu duhet kthyer permbys cdo gje, duhet nje restart qe kush shkel ligjin te hyje ne BURG. Ska me dhe shkelje ligji dhe te tallin karin me popullin. A imagjinohet nje KM ne bote qe te dale ne miting te thote” he mos se ska gje, NID eshte si targa, ja po jua lexoj une timin”:)) pupupuuu o zot ne ca vendi jetojme dhe cfare skizofreni ne qeveris.

    Robt mu ne pidh atij bastardi qe do e votoje kete radhe kete psikopat (se hajde dy te parat po i falim se besuan apo u genjyen).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *