• |
ide | kryesore

Video/ Strakosha në pankinë sheh shpartallimin e Reinas: Napoli pesë gola Lazios për Champions

-Instant, F1, Sport, Video

Roma dështon ti afrohet zonës Champions, ka shkuar edhe më keq për Lazion. Skuadra e Inzaghit është shkatërruar 5-2 në Napoli, duke venitur shpresat për një rikuperim drejt një vendi që të con në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.


NAPOLI – LAZIO 5-2
Në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 32 të Serie A, Napoli mposht 5-2 Lazion e qendron në luftë të plotë për një vend në Champions. Vendasit zhbllokuan rezultatin në të 7′ falë penalltisë së Insigne. Politano dyfishoi në të 12′, ndërsa reagimi i kryeqytetasve u limitua me shtyllën e Correas (19′). Në minutën e 53′ Insigne shënoi dygolësh, poker i Mertens në të 65′, përpara se kryeqytetasit të gjenin dy gola me Immobile (70′) e Milinkovic-Savic (74′). Shuplakën përfundimtare Inzaghit ia dha Osimhen 10 minuta nga fundi i ndeshjes.








ROMA – ATALANTA 1-1
Përfundon 1-1 sfida mes Romës e Atalantës, që arrin Juventus në vendin e tretë. Zikaltrit shënuan golin e avantazhit në minutën e 26′ me Malinovskyi, dominuan deri në gjysëm të pjesës së dytë, por mbetën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Gosens. Kaq mjaftoi që në minutën e 75′ Cristante të vendoste në ekuilibër rezultatin. Fundi i ndeshjes është krejtësisht verdhekuq, por rezultati nuk ndryshoi e në shtesë u ndëshkua me të kuq edhe Ibanez. Bergamaskët dështuan në parakalimin e Milan, ndërsa kryeqytetasit mbeten larg zonës Champions.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu