• |
ide | kryesore

Ambasadori i BE: Votoni në zgjedhje!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadori i BE, Luigi Soreca doli me një video mesazh për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, ku bën thirrje për pjesëmarrje në votime.

Në mesazhin e tij, diplomati europian thekson se në 25 prill, shqiptarët kanë fuqinë të vendosin se kush t’ju përfaqësojë në Parlament dhe kush do të bëjë ligjet.

Teksa do të pritet për rezultatin, ambasadori Soreca bën thirrje për durim.

“Më 25 prill, ju keni fuqinë të vendosni se kush do t’ju përfaqësojë në Parlamentin e ardhshëm, kush do të bëjë ligjet që do të ndikojnë në jetën tuaj dhe kush do të vendosë për reformat e nevojshme për integrimin e Shqipërisë në BE. Votoni të dielën dhe jini të durueshëm ndërsa presim rezultatet. Ti vendos!” Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.



2 Comments

  1. Puna eshte se ne nuk vendosim dot, se jemi te pafuqishem per te nderruar regjimin me vote,

    pervec te tjerave edhe fale mbeshtetjes te perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar, Nje bande

    ka uzurpuar shtetin tone, ka vene perfundi dhe ne sherbim jo vetem administraten, por edhe median,

    drejtesine, policine, ekonomone, burimet natyrore e financiare, gjithcka. Antivlera eshte bere vlere,

    antiligji eshte bere ligj, perversiteti eshte kthyer ne moral, padrejtesia eshte kthyer ne norme nga kjo

    bande. Populli ndihet i lodhur, i pafuqishem, i demoralizuar dhe i pa shprese. edhe kur kerkon te

    ngreje krye ju i thoni duroni, ruani qetesine, respektoni ligjin, Votoni. Po vcilin ligj, Ligjin e bandes,

    ligjin e parase , ligjin e korrupsionit, ligjin e fadromave mbi shtepite e qytetareve, ligjin e patronaxhisteve

    apo ligjin e blerjes se votave ? Prandaj kur thoni votoni dhe jini te durueshem, jeni hipokrite ne rastin me

    te mire dhe pale ne rastin me te keq. Sepse kalane votave tona e shemb termeti i Gjinkurit dhe

    bandes se gjinkurajve , ndersa kalane e pushtetit e mbrojne jeniceret e krimit e te korrupsionit, e mbron

    drejtesia jone e reformuar, dhe ambasadoret e repektuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *